Përshkrim
Sistem Boksesh me Bluetooth dhe Pult Komandimi (ZEG-551)
Boks për përdorim personal: Ky boks është një zgjedhje ideale për këdo që dëshiron të dëgjojë muzikë, të shikojë filma apo të ndjekë ndeshje sportive me një cilësi më të mirë zëri. Vjen me përmasa 39x36x22 cm dhe është i përshtatshëm për përdorim në shtëpi apo ambiente të tjera. Boksi punon me energji 220-240V, 50-60Hz, ka tension 12V, fuqi dalëse 70W dhe përgjigje të frekuencave 38Hz – 20KHz, duke ofruar tinguj të qartë dhe të fuqishëm. Boksi ka kabllo për furnizim me energji me gjatësi 130 cm.
Mundësitë e lidhjes: Soundbari ofron mundësi të ndryshme lidhjeje për tju përshtatur nevojave tuaja. Ai mbështet teknologjinë Bluetooth për lidhje pa kabllo, si dhe është i pajisur me porta AV, USB dhe SD për lidhjen e pajisjeve të ndryshme. Gjithashtu ofron mundësi dëgjimi të kanaleve përmes radios FM, duke ju dhënë më shumë zgjedhje për argëtimin tuaj.
Dizajni dhe funksionalitetet: Subwoofer vjen i pajisur me 3 bokse, ku 2 qëndrojnë me stativ dhe 1 i shtrirë. 3 bokset kanë përmasa 35x10x7.5 cm dhe është i pajisur me drita LED RGB, të cilat i japin një pamje moderne dhe tërheqëse gjatë përdorimit. Në pjesën e përparme ndodhet edhe një ekran LED për shfaqjen e funksioneve.
Përdorim i thjeshtë: Në pjesën e përparme të Subwoofer-it ndodhet paneli i kontrollit, i cili ju mundëson përdorimin e funksioneve kryesore dhe rregullimin e volumit. Në paketim përfshihet edhe pulti i komandimit, i cili përdor 2 bateri AAA 1.5V, i cili ju lejon të kontrolloni boksin në distancë me lehtësi dhe pa vështirësi.

Nuk ka ende komente.