Përshkrim
Boks Muzike 15W me Drita LED RGB (ZEG-3005)
Audio e fuqishme: Ky boks muzike portabël me fuqi 15Watt është krijuar për të ofruar një përvojë të kënaqshme dëgjimi, me dalje audio cilësore dhe sinjal 85dB. Boksi me diametër 3 inç me rezistencë 4 Ohm suporton përgjigje frekuencash nga 100Hz deri në 20KHz, duke e bërë të përshtatshëm për dëgjimin e muzikës në ambiente të ndryshme me nivel të lartë zëri dhe me kualitet cilësor.
Opsione të ndryshme Lidhje: Teknologjia Bluetooth mundëson lidhje pa kabllo në një distancë deri në 10 metra, ndërsa alternativat e tjera të lidhjes përfshijnë portë AUX, USB dhe Micro SD. Pajisja ofron gjithashtu mundësi për lidhjen e mikrofonit, funksion FM Radio dhe hapësirë praktike në pjesën e sipërme për vendosjen e telefonit tuaj, duke kombinuar disa funksione në një pajisje të vetme.
Ndriçim dhe kontroll i lehtë: Në pjesën e përparme, dritat LED RGB krijojnë një efekt modern dhe mund të ndryshohen përmes butonit të dedikuar LED. Paneli i kontrollit përfshin butonin Mode për ndryshimin e modaliteteve të dëgjimit, si dhe butonat Previous, Play/Pause dhe Next për kontroll të muzikës dhe volumit. Butoni Play/Pause mundëson aktivizimin e funksionit TWS, duke mundësuar lidhjen e dy bokseve të të njëjtit model me njëri-tjetrinpër një përvojë audio më të gjerë.
Boks Portabël: Dizajni portabël e bën këtë boks të përshtatshëm për përdorim në shtëpi, ambiente të jashtme, festa apo udhëtime. Bateria me kapacitet 1200mAh ofron liri nga përdorimi i vazhdueshëm me kabllo, ndërsa kombinimi i përmasave praktike, funksioneve të shumta dhe ndriçimit RGB e bën atë një zgjedhje perfekte për dëgjimin e muzikës tuaj të preferuar kudo dhe kurdo.

Nuk ka ende komente.