Përshkrim
Boks Muzike me Bluetooth dhe Mikrofon (ZEG-8009)
Boks Muzike: Boks muzike portativ, me dorezë të zgjatueshme, ideale për përdorim personal, për festa, për të dëgjuar muzikë në shtëpi apo edhe për përdorim në ambiente të jashtme, si piknik me miqtë tuaj. Ka përmasa 36x18x23 cm, dizajn kompakt dhe nuk zë shumë vend në bagazhin e makinës, duke e bërë të lehtë për transport. Ka një dorezë e cila është e zgjatueshme me gjatësi 48 cm, si dhe rrota për ta tërhequr nga doreza, duke e bërë më të lehtë transportin me dorë. Boksi ka një fuqi dalëse 20W.
Bateria: Boksi vjen me bateri të rikarikueshme dhe kapacitet maksimal 1800 mAh. Karikimi i plotë i boksit zgjat 3 orë dhe përdor tension 5V. Në paketim ndodhet edhe kabulli i karikimit USB i boksit.
Mundësi lidhjesh të ndryshme me boksin: Boksi ofron një shumëllojshmëri lidhjesh me të. Mund të lidhet me Bluetooth, duke përdorur telefonin tuaj, mund të përdorni USB, ofron port për kartë memorie TF, apo ofron mundësi lidhjeje me fisha AUX. Boksi ofron një rreze lidhjeje të boksit me telefonin deri në 10 metra, gjithashtu ofron suport memorie deri në 32 GB për USB/SD. Lidhje të tjera që mund të bëhen janë të boksit me një boks tjetër të të njëjtit lloj, pa përdorur telefon, si dhe ofron mundësi për lidhje me radio FM.
Zhurma dhe Frekuencat: Raporti i zhurmës së zërit të boksit është mbi 85 dB, ndërsa intervali i frekuencave është 100HZ – 20 kHz.
Aksesorë shtesë: Në paketim do të përfshihet mikrofoni bashkë me kabllon për lidhjen me boksin i cili është 2.9m i gjatë, pulti për komandim i boksit në distancë si dhe kabulli USB i karikimit.

Nuk ka ende komente.