Përshkrim
Boks muzike 15W me dritë LED, Orë dhe Wireless Charging (KP-578)
Audio cilësore: Ky boks muzike portabël ofron dalje audio cilësore me fuqi 10Watt (2x5W), duke siguruar një tingull të pastër dhe të përshtatshëm për dëgjim cilësor me nivel të lartë zëri çdo ditë. Me teknologjinë Bluetooth V5.3, mund të lidhet me pajisje të ndryshme elektronike (telefon, tablet apo laptop) në një distancë deri në 10 metra, ndërsa përgjigjja e frekuencave nga 50Hz deri në 20KHz mundëson riprodhim të gjerë të tingujve.
Funksione të ndryshme, Karikim wireless: Pajisja kombinon funksionin e boksit të muzikës me një Wireless Charging Pad, që mund të karikojë telefona të cilët suportojnë karikim wireless me fuqi deri në 15W. Funksioni i karikimit wireless aktivizohet kur boksi është i lidhur me fuqizim. Përveç Bluetooth-it, boksi suporton USB dhe FM Radio, duke ofruar disa mënyra për të dëgjuar muzikë dhe përmbajtje audio.
Orë dixhitale & alarm: Përveç funksionit audio, ky model boksi shërben edhe si orë dixhitale me alarm, duke e bërë praktik për përdorim në dhomën e gjumit, zyrë apo ambient tjetër të shtëpisë. Paneli i kontrollit mundëson rregullimin e orës dhe vendosjen e alarmit, ndërsa funksioni i kohëmatësit 15/30/60 minuta ju lejon të përcaktoni kohën e funksionimit sipas nevojës.
Portabël me dorezë me ndriçim RGB+W: Doreza e transportit është e pajisur me ndriçim RGB+W, duke i dhënë pajisjes një pamje moderne dhe dekorative. Struktura rezistente, përmasat kompakte 23.5 x 11 x 8.5cm dhe pesha prej vetëm 738 gramësh e bëjnë të lehtë për transport dhe përdorim në ambiente të ndryshme. Bateria e rikarikueshme litium ofron fleksibilitet për përdorim pa kabllo kudo dhe kurdo.
Kontroll i lehtë: Paneli i kontrollit përfshin butonin e ndezjes/fikjes dhe butonin për përzgjedhjen e modalitetit BT, USB dhe FM. Me prekje të lehtë mund të përdorni Play/Pause, ndërsa butonat Next dhe Previous përdoren për ndryshimin e këngës dhe, kur mbahen të shtypur, për rritjen ose uljen e volumit. Kombinimi i funksioneve të muzikës, orës, alarmit, kohëmatësit, ndriçimit dhe karikimit wireless e bën këtë pajisje një zgjidhje praktike multifunksionale.

Nuk ka ende komente.