Përshkrim
Boks Muzike me Bluetooth dhe Mikrofon (ZEG-9000) – Bateri 3000mAh
Boks Muzike: Boks muzike portativ, ideal për përdorim personal, për festa, për të dëgjuar muzikë në shtëpi apo edhe në ambiente të jashtme me miqtë tuaj. Ka përmasa 65x22x26 cm dhe një dizajn praktik me dorezë statike, duke e bërë të lehtë për tu transportuar dhe përdorur në ambiente të ndryshme. Boksi është i pajisur me 2 altoparlantë nga 8 inch secili, duke ofruar tinguj të fuqishëm dhe një fuqi dalëse 20W.
Bateria: Boksi vjen me bateri të rikarikueshme me kapacitet 3000 mAh, duke ofruar kohë të mjaftueshme përdorimi gjatë dëgjimit të muzikës. Karikimi i plotë i baterisë zgjat rreth 4 orë me tension 5V. Në paketim përfshihet edhe kabulli USB i karikimit.
Mundësi lidhjesh të ndryshme me boksin: Boksi ofron një shumëllojshmëri mundësish lidhjeje. Mund të lidhet me Bluetooth, duke përdorur telefonin tuaj, si dhe ofron mundësi lidhjeje me USB, kartë memorie TF dhe fisha AUX. Rrezja e lidhjes me Bluetooth arrin deri në 10 metra dhe mbështet memorie USB/SD deri në 32 GB. Gjithashtu boksi mund të lidhet me radio FM, me një boks tjetër të të njëjtit lloj për të rritur fuqinë e zërit, si dhe mundëson lidhjen me mikrofon.
Zhurma dhe Frekuencat: Boksi ofron një raport zhurme mbi 85 dB dhe interval frekuencash 100 Hz – 20 kHz, duke siguruar tinguj të qartë dhe cilësi të mirë dëgjimi. Përveç performancës së zërit, boksi është i pajisur edhe me drita LED, të cilat i japin një pamje më moderne dhe tërheqëse gjatë përdorimit.
Aksesorë shtesë: Në paketim përfshihet mikrofoni, pulti komandues për kontrollin e boksit në distancë dhe kabulli USB i karikimit.

Nuk ka ende komente.