Përshkrim
Boks Muzike me Bluetooth dhe Mikrofon ZEG-4003
Boks muzike: Ky boks muzike portativ është i paisur me dy altoparlantë 4inch. Fuqia e secilit prej 15 Watt ofron tingull të qartë dhe të lartë për çdo ambient. Pajisja është e pajisur me bateri 3.7V 1500mAh për përdorim të gjatë pa kabllo. Përmasat: 43 cm lartësi dhe 16.5 diameter.
Mënyra e komandimit: Boksi mund të përdoret lehtësisht nga komandat që ndodhen në pjesen e sipërme si dhe mund të kontrollohet në distance nga telekomanda e posatçme.
Portat hyrëse ose dalëse: Pjesa e sipërme e boksit përmban një panel të plotë për menaxhimin e muzikës. Aty gjendet porta e USB për të karikuar pajisje të tjera, porta TF për të luajtur muzikat e shkarkuara më parë, AUX për ta lidhur me celular pa bluetooth dhe një hyrje për mikrofon. Gjithashtu në panel ndodhet edhe porta e karikimit 5V e tipit micro usb.
Kontrolli i boksit: Rrotulla e volumit mundëson rregullim të shpejtë të muzikës. Butonat e integruar mundësojnë kontroll të muzikës direkt nga boksi me buton për të luajtur muzikën e mëparshme, një buton për të kaluar në muzikën tjetër, një buton për të ndaluar muzikën dhe për ta filluar përsëri, një buton për të ndryshuar burimin e muzikës dhe ndriçimin dhe çelësi on off.
Dizajn modern: Ngjyra e zezë kombinohet shkëlqyeshëm me dritat LED që ndryshojnë ngjyra. Kjo pajisje përmban një dorezë të integruar për transportim të lehtë kudo. Në paketë përfshihet edhe një mikrofon me fije për mbrëmje karaoke.

Nuk ka ende komente.