Përshkrim
Boks muzike portabël me Bluetooth dhe drita RGB (KP-817)
Boks me Bluetooth: Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal në ambiente të ndryshme të brendshme dhe të jashtme. Dizajn cilindrik i pajisur me litar për komoditet transportimi.
Boksi përdor teknologjinë Bluetooth për të mundësuar dëgjim muzike direkt nga telefoni apo tableti juaj (pa tela).
Transmetim audio i qartë pa interferenca deri në 10 metra distancë. Pas lidhjes së parë – boksi lidhet automatikisht me telefonin tuaj.
Përveç Bluetooth boksi mundëson dëgjim muzike me anë të USB ose kartë memorie.
Drita LED RGB – Bateri e rikarikueshme: Boksi është i pajisur me drita LED të inkorporuar në dy pjesët anësore të boksit dhe në pjesën qëndrore.
Dritat kanë lëvizje dinamike e cila ofron pamje fantastike në ambientin në të cilin e përdorni.
Boksi fuqizohet nga një bateri e rikarikueshme me kapacitet prej 2000mAh, e cila ofron kohë të gjatë përdorimi pa pasur nevojën e fuqizimit.
Dalje audio cilësore – Kontroll i lehtë : Boksi është i pajisur me altoparlant me diametër prej 52mm. Altoparlanti ka output prej 20Watt, rezistencë prej 4Ohm dhe përgjigje frekuencash prej 80Hz deri në 15KHz, duke ofruar volum të lartë me zë të pastër dhe bass të fuqishëm.
Boksi është lehtësisht i kontrollueshëm me anë të panelit të kontrollit të inkorporuar.

Nuk ka ende komente.