Përshkrim
Boks Muzike me Bluetooth KP-8004 – 150W Fuqi, Bass i Fuqishëm dhe Ndriçim RGB Dinamik
Boks me Bluetooth: Transformoni çdo ambient në një eksperiencë të vërtetë muzikore me boksin Bluetooth.
I projektuar për performancë të lartë audio dhe përdorim të gjithanshëm, boksi është i përshtatshëm për përdorim në ambiente të ndryshme.
Ky boks kombinon fuqinë prej 150W, bass-in e thellë dhe ndriçimin modern RGB për të sjellë atmosferë perfekte në festa, udhëtime apo përdorim të përditshëm.
Boksi përdor teknologjinë Bluetooth për të mundësuar lidhje të menjëhershme dhe transmetim pa humbje cilësie.
Material Rezistent: Boks me dizajn modern dhe ndërtim rezistent ndaj ujit.
Zgjedhje ideale për përdorim indoor dhe outdoor, duke ofruar tingull të fuqishëm dhe cilësi të lartë në çdo moment.
Materiali cilësor dhe mbrojtja IPX6 e bëjnë këtë boks rezistent ndaj spërkatjeve të ujit dhe kushteve të ndryshme atmosferike.
Ideal për përdorim në plazh, pishinë, kamping apo ambiente të jashtme.
Tingull i pastër dhe Bass i fuqishëm: Falë fuqisë output deri në 150W, ky boks garanton volum të lartë, tingull të pastër dhe bass intensiv pa deformime.
Ideal për të dëgjuar muzikën tuaj të preferuar, për të parë filma, për të luajtur lojra (për gaming) apo evente sociale, duke mbuluar lehtësisht ambiente të mëdha me audio dinamike dhe immersive.
Bluetooth 5.0: Boksi përdor teknologji Bluetooth V5.0, e cila siguron lidhje të qëndrueshme dhe transmetim të shpejtë audio.
E përdorshme me pajisje të ndryshme elektronike, si: smartphone, tablet, laptop apo pajisje të tjera kompatibile.
Ndriçim RGB Dinamik: Efektet RGB shumëngjyrëshe sinkronizohen me ritmin e muzikës, duke krijuar atmosferë moderne dhe energjike për festa, setup gaming apo ambiente rinore.
Dritat ndryshojnë në mënyrë automatike në varësi të ritmit të muzikës.
Bateri e rikarikueshme: Boksi ëhtë i pajisur me bateri të integruar të rikarikueshme me kapacitet 12,000mAh.
Bateria mundëson deri në 4 orë dëgjim muzike në volum maksimal, duke ju ofruar liri dhe argëtim për periudha të gjata pa nevojë për karikim të shpeshtë.
Përdorim i gjerë (Input të ndryshëm): Boksi ofron disa opsione për dëgjim muzike, duke mundësuar fleksibilitet maksimal:
Bluetooth Wireless, Portë AUX, Portë USB, Portë MicroSD.
Kjo ju lejon të dëgjoni muzikë nga pajisje të ndryshme sipas preferencës tuaj.
Gjithashtu boksi suporton lidhje direkte me bokse të tjera me anë të teknologjisë TWS, për të dëgjuar muzikën në dy bokse njëkohësisht.
Lehtësi Kontrolli: Boksi është i pajisur me 6 butona funksionalë për kontroll të shpejtë dhe praktik:
Ulje / ngritje volumi
Play / Pause
Ndryshim modaliteti muzike (EQ)
Ndryshim modaliteti
Ndezje / Fikje.

Nuk ka ende komente.