Përshkrim
Android BOX (4K)
Përshkrimi:
Android Box: Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal në monitora dhe pajisje të ndryshme elektronike me portë hyrëse HDMI.
Mundëson konvertimin e TV tuaj në televizor smart me anë të sistemit android.
Shikoni filmat apo videot tuaja të preferuara me anë të android box-it.
Përdorim i gjerë: Android boxi, mundëson transformimin total të monitorit tuaj.
Dëgjoni muzikë (Youtube), navigoni në internet (Google Chrome), shfaqni pamjet e telefonit tuaj (Mirror Screen), shikoni filma (Netflix).
Lidhje e lehtë, me çdo lloj monitori që ka portë hyrëse (input) HDMI.
Dalje Audio-Video: Android BOX është i pajisur me portë dalëse HDMI, e cila mundëson dalje audio & video me kualitet të lartë vizual.
Kualitet i mundësuar deri në 4K, në varësi të suportit të monitorit tuaj.
Gjithashtu, është i pajisur me portë dalëse AUX, për të mundësuar lidhje me bokse të jashtëme.
Memorie: Android Box-i është i pajisur me memorie të brendshme prej 4 Gb RAM dhe 64 Gb ROM.
Memorie e mjaftueshme për të mundësuar instalimin e programeve ose aplikacioneve të ndryshme në Android BOX, në të njëjtën kohë memorie e mjaftueshme që aplikacionet të mos ngecin.
Luani lojra apo shkarkoni aplikacione të ndryshme për navigim në internet – shkarkimi i aplikacioneve mundësohet me anë të aplikacionit PlayStore.
Lidhje në internet: Pajisja është e pajisur me teknologji wireless për të mundësuar lidhjen me internet.
Përveç wireless-it pajisja është e pajisur me portë RJ45, për lidhje direkte me fishë.

Nuk ka ende komente.