Përshkrim
Motor Elektrik 15HP (11kW) me Bateri 72V për Gomone ose Varka
Performancë e fuqishme: Motori elektrik me fuqi 15hp (11kW) ofron performancë të lartë me shpejtësi pune deri në 4420 r/min, duke siguruar lëvizje të qëndrueshme dhe efikase në ujë. Shpejtësia e motorit në shpejtësi boshe (idle) varion nga 500 deri në 700 rrotullime për minut, duke garantuar funksionim të qetë dhe kontroll të mirë gjatë manovrimit. Sistemi i ftohjes me ujë ndihmon në ruajtjen e temperaturës optimale të motorit dhe kamios edhe gjatë përdorimit të zgjatur në ujë.
Përdorim praktik: I përshtatshëm për gomone ajri, varka druri dhe varka hekuri, ky motor është projektuar për tu instaluar dhe përdorur me lehtësi në varka me gjatësi deri në 4.3metra. Motorri fuqizohet me energji përmes baterive 72V 120Ah ose 72V 150Ah, duke ofruar një alternativë të pastër dhe efikase ndaj motorëve tradicionalë me benzinë. Sistemi i marsheve me pozicionet para (Forward – F), neutral (N) dhe pas (Reverse – R) mundëson drejtim të rehatshëm dhe manovrim të sigurt në çdo situatë edhe nga individë me pak eksperiencë në drejtimin e varkave.
Strukturë Kompakte & Lehtësi montimi: Me përmasa 873 × 332 × 1167milimetra, motori kombinon dizajnin kompakt me qëndrueshmëri të lartë. (Pesha 40kg). Montimi i thjeshtë e bën të përshtatshëm për montim edhe nga përdorues të ndryshëm (pa eksperiencë). Kamio e motorit të varkës përdor 250 ml vaj të tipit SAE 90 API GL-4, duke e bërë mirëmbajtjen të lehtë dhe ekonomike. Ky motor elektrik është një zgjidhje ideale për ata që kërkojnë besueshmëri, komoditet dhe efikasitet në lundrim.

Nuk ka ende komente.