Përshkrim
Gomone Profesionale per Guida Turistike 4m
Gomone me ajër: Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal dhe profesional në ambiente të ndryshme ujore, qoftë liqene qoftë dete. Gomonia ka dizajn të kategorisë C, fryhet lehtësisht me ajër nga vetë ju, e pajisur me doreza dhe me litar në pjesët anësore duke ofruar komoditet përdorimi dhe transportimi. Gomonia e fryrë plotësisht ka gjatësi totale prej 400cm, me gjatësi të brendshme prej 2.8 metra, gjerësia e gomones është 195cm totale dhe 94cm e brendshme duke ofruar hapësirë komode për 6 persona të rritur.
Material Rezistent: Gomonia është e ndërtuar me material rezistent PVC, i cili ofron siguri të lartë (mbrojtje ndaj rrezeve UV, mbrojtje ndaj shpimeve, tronditjeve apo goditjeve) gjatë përdorimit duke e bërë të përshtatshme për përdorim edhe në det të trazuar. Dyshemeja e gomones është e ndërtuar me material rezistent alumini (pllaka me bashkim) duke ofruar qëndrueshmëri dhe siguri në çdo kusht. Lartësia totale e gomones është 57cm ndërsa e brendshmja është 47cm, mëse e mjaftueshme për transportim materialesh të ndryshme, me kapacitet transportues rreth 800kg, duke përfshirë pasagjerët (6 persona të rritur), bagazhet e tyre dhe motorrin.
Motor Varke: Gomonia është e pajisur me lopatë për pedalim manual, por për efikasitet sugjerohet përdorimi i motorrit të varkës. Gomonia është e pajisur me vend përkatës për montimin e motorrit, suporton motorr me fuqi deri në 40Hp (motorr elektrik ose benzine).

Nuk ka ende komente.