Përshkrim
Gomone me ajër 3m për 4 persona
Gomone Profesionale (e zezë): Gomonia me ajër është e projektuar për të ofruar stabilitet, qëndrueshmëri dhe komoditet gjatë lundrimit në liqene, lumenj apo zona bregdetare. E ndërtuar me material PVC rezistent dhe e klasifikuar në kategorinë C (të nivelit të sigurisë së varkave), përballon përdorim të rregullt në kushte të ndryshme ujore. Fryrja realizohet lehtësisht nëpërmjet 4 valvulave me anë të pompës manuale të fryerjes, ndërsa valvulat e sigurisë mundësojnë fryerje dhe çfryrje të shpejtë dhe të sigurt sipas nevojës tuaj. Dizajni modern me efekt fibër karboni në ngjyrë të zezë i jep një pamje elegante dhe profesionale.
Hapësirë e Bollshme: Me përmasa 300 × 150cm dhe hapësirë të brendshme 190 × 70cm, gomonia ofron vend të mjaftueshëm për deri në 4 persona të rritur. Kapaciteti maksimal i transportit me peshë deri 585 kg përfshin ekuipazhin, bagazhin dhe motorin, duke e bërë atë një zgjedhje të shkëlqyer për shëtitje, peshkim apo aktivitete të ndryshme (kryesisht guida turistike). Dorezat anësore, litari i sigurisë dhe vendet për montimin e lopatave e bëjnë përdorimin më praktik dhe më të sigurt në çdo lëvizje.
Përdorim i gjerë: Gomonia është e pajisur me bazë për montimin e motorit dhe suporton motorë me fuqi deri në 10 HP, si me benzinë ashtu edhe elektrikë, duke ofruar fleksibilitet sipas nevojës apo mundësisë së përdoruesit. Ajo mund të drejtohet lehtësisht si me lopata manuale ashtu edhe me motor (sipas nevojës apo dëshirë tuaj). Në paketim përfshihen çanta e transportimit, pompa e fryerjes dhe një palë lopata pedalimi, duke siguruar gjithçka që nevojitet për ta përdorur menjëherë dhe për ta transportuar me lehtësi.

Nuk ka ende komente.