Përshkrim
Gomone me ajër 4.2m
Gomone: Aksesor i përshtatshëm për transport dhe udhëtime argëtimi (turistike) në det, liqen ose lumenj (të lundrueshëm). Me kapacitet transportimi deri në 8 persona njëherësh, duke e bërë të përshtatshme për guida turistike. Gomonia fryhet në mënyrë të lehtë me anë të pompave të ajrit.
Strukturë Rezistente: Gomonia është e ndërtuar me material me rezistencë të theksuar ndaj goditjeve dhe tronditjeve nga valët e detit. Dyshemeja prej alumini mundëson rezistencë të theksuar ndaj gërryerjes. Struktura e saj suporton peshë deri në 1000kg, duke ofruar siguri gjatë transportit. (Për siguri të shtuar sugjerohet përdorimi i jelekëve të shpëtimit për secilin anëtar në bordin e varkës.)
Praktike: Gomonia është praktike si në përdorim ashtu edhe në transportim. E pajisur me doreza në pjesën anësore për të ofruar lehtësi transportimi të saj, për ta futur dhe nxjerrur nga uji. Struktura anësore e saj është e pajisur me litar, të cilët ofrojnë siguri të shtuar për përdoruesit dhe lehtësi gjatë transportimit të saj.
Motor Varke: Gomonia është e pajisur me vend përkatës për instalimin e një motori varke. Këshillohet përdorimi i motorrave me fuqi deri në 30hp ose 22kw. Motorri me një fuqi të tillë mundëson lundrim efikas dhe manovrim të sigurt në kushte të ndryshme ujore.
Kompakte: Gomonia ka përmasa kompakte, me gjatësi totale prej 4.2 metrash, me gjerësi prej 160cm dhe lartësi 55cm.
Pjesa e brendshme e saj ka gjerësi prej 70cm, gjatësi prej 280cm dhe lartësi 40cm për siguri dhe komoditet gjatë përdorimit. Bordurat anësore kanë trashësi prej 45cm. E pajisur me pompë fryerje dhe me dy lopata pedalimi.

Nuk ka ende komente.