Përshkrim
Gomone Profesionale (6m) per Udhetime te Ndryshme HH-S600
Gomonia Profesionale HH-S600: Është projektuar për të ofruar stabilitet, qëndrueshmëri dhe siguri gjatë lundrimit në kushte të ndryshme. E klasifikuar në kategorinë C, është e përshtatshme për udhëtime të ndryshme, guida turistike, peshkim dhe aktivitete të tjera profesionale në ujë. Me gjatësi totale 6 metra, strukturë të fortë prej PVC dhe dysheme alumini, kjo gomone garanton rezistencë të lartë ndaj konsumimit dhe përdorimit të vazhdueshëm në det apo liqen.
Kapacitet 1.8T: Gomonia (HH-S600) ofron hapësirë të bollshme me gjerësi të brendshme 95cm dhe lartësi bordure 54cm (45cm e brendshme), duke siguruar komoditet dhe siguri për pasagjerët. Pjesa anësore e gomones është e pajisur me doreza (të cilat ofrojnë lehtësi transportimi) dhe me litar në pjesën anësore (të cilët ofrojnë siguri të shtuar gjatë lundrimit). Kapaciteti mbajtës arrin deri në 1800 kg dhe mund të transportojë rreth 14 persona (13+1), duke e bërë zgjedhjen ideale për përdorim komercial, ture turistike apo udhëtim në grupe të mëdha. Shtatë valvulat e fryrjes mundësojnë fryrje dhe çfryerje efikase, duke lehtësuar përgatitjen për çdo lundrim në kohë të shpejtë.
Përshtatshmëri me motor 70hp: Gomonia është e pajisur me bazë mbajtëse për motor dhe mbështet instalimin e motorëve elektrikë ose me benzinë, me fuqi deri në 70 Hp. Kjo gjë e bën gomonen të përshtatshme për nevoja të ndryshme, nga lundrimet e qeta deri te përdorimi më intensiv profesional në det. Kombinimi i kapacitetit të lartë, materialeve cilësore dhe kompatibilitetit me motorë të ndryshëm e bën gomonen një zgjidhje të besueshme për çdo përdorues që kërkon performancë dhe jetëgjatësi përdorimi. Gomonia është e pajisur me çantë transportimi, lopatë pedalimi dhe pompë fryerje manuale.

Nuk ka ende komente.