Përshkrim
Boks Muzike me Bluetooth dhe Drita RGB (KP-838)
Boks muzike: Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal në ambiente të ndryshme (rezidenciale, komerciale si dhe outdoor)
Boks i projektuar për të ofruar një eksperiencë audio të qartë dhe të fuqishme në çdo ambient.
Me teknologjinë Bluetooth V5.4, ai siguron lidhje të qëndrueshme dhe të shpejtë me pajisje të ndryshme, duke e bërë të lehtë përdorimin në përditshmëri pa kabllo dhe pa kufizime.
Dalje Audio e Fuqishme: Boksi është i pajisur me një altoparlant 10W dhe rezistencë 3Ω, i cili ofron zë të balancuar dhe volum të mjaftueshëm për ambiente të ndryshme si: shtëpi, piknik, plazh, aktivitetet outdoor apo edhe përdorimi në ambient pune.
Dalje audio cilësore me zë të qartë dhe me Bass të fuqishëm.
Bateria e rikarikueshme me kapacitet 1200mAh mundëson rreth 4 orë përdorim të vazhdueshëm, duke e bërë ideal për lëvizje dhe aktivitete jashtë shtëpisë.
Teknologji TWS dhe Drita LED RGB: Për një eksperiencë më të avancuar audio, boksi suporton teknologjinë TWS (True Wireless Stereo), e cila lejon lidhjen e dy bokseve me njëri-tjetrin për tingull audio më të mirë dhe më të fuqishëm.
Përveç këtij funksionaliteti, boksit i shtohen edhe dritat LED RGB të integruara, të cilat krijojnë një atmosferë dinamike dhe argëtuese, duke e bërë atë të përshtatshëm si për relaks ashtu edhe për festa.

Nuk ka ende komente.