Përshkrim
Kit Mikrofonash Wireless (Mic-4)
Kit Mikrofonash: Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal dhe professional.
Mundësojnë regjistrim të dyfishtë zërash në të njëjtën kohë.
Të përshtatshëm për intervista, blog-e, podkaste apo video live.
Përshtatshmëri e gjerë: Kiti i mikrofonave përshtatet me modele të ndryshme pajisjesh elektronike.
Pajisur me fishë AUX, me anë të së cilës ofrohet lidhje me kamera ose kompjutera.
Pajisur me fishë Lightning për të mundësuar lidhje me telefona të ndryshëm iPhone dhe iPad të markës apple.
Gjithashtu moduli është i pajisur me fishë type-C, e cila ofron përshtatshmëri me shumëllojshmëri produktesh elektronike (Telefona iPhone dhe Android)
Dizajn kompakt: Mikrofonat dhe moduli i mikrofonave ka formë kompakte, me peshë të vogël.
Duke mundësuar komoditet përdorimi, si në ambiente të jashtme, po ashtu dhe në ambiente të brendshme.
Secili mikrofon është i pajisur me kapse plastike, e cila ofron qëndrim statik në bluzën tuaj.
Mikrofonat janë të pajisur me sfungjer të cilët mundësojnë parandalimin e zhurmave të ndryshme të regjistrohen.
Paketimi përmban: Modulin e regjistrimit, dy mikrofona

Nuk ka ende komente.