Përshkrim
Makinë me telekomandë për drift me bateri litiumi
Kontroll dhe lëvizje dinamike: Kjo makinë me telekomandë është krijuar për fëmijët mbi 6 vjeç që duan lojëra me makina për gara dhe drifti. Sistemi 4WD me katër rrota aktive ndihmon makinën të lëvizë më mirë dhe të jetë më e qëndrueshme gjatë drejtimit. Me telekomandën 2.4GHz, kontrolli është më i saktë dhe sinjali funksionon deri në 40 metra largësi.
Montim i shpejtë: Makina përdor bateri Lithium 3.7V të rikarikueshme, e cila kërkon rreth 2.5 orë karikim dhe siguron afërsisht 20 minuta përdorim. Ajo instalohet poshtë makinës dhe mbyllet me vidë, për të ofruar siguri gjatë lojës. Në paketim përfshihet edhe fisha e karikimit për karikimin e baterisë dhe për karikimin e baterisë duhet qe gjithmon të hiqet dhe më pas të vendoset sërisht pas karikimit. Çdo mjet për instalimin e makinës është i përfshirë në paketim.
Telekomanda punon me 2 bateri AA 1.5V, të cilat nuk përfshihen në paketim.
Dizajn i thjeshtë: Trupi i makinës është prej PVC dhe përfshin drita LED që i japin një pamje më interesante gjatë lojës dhe argëtuese në mbrëmje. Përveç makinës, në paketim gjenden 4 goma rezervë dhe çelësi i montimit, të cilat ndihmojnë në zëvendësimin e gomave dhe mirëmbajtjen e saj. Është një zgjedhje e përshtatshme për lojëra në ambiente të brendshme dhe të jashtme, si dhe si dhuratë për fëmijë apo këdo që pëlqen të luaj me makina me telekomandë.

Nuk ka ende komente.