Përshkrim
Makinë me telekomandë Hummer H2 (1:18)
Dizajni i makinës: Makina është një dizajn i zvogëluar i Hummer H2, 18 herë më e vogël se dizajni real i makinës. Është një makinë me telekomandë e përshtatshme për fëmijët mbi 3 vjeç, por edhe për të rriturit që duan të kalojnë disa momente argëtimi.
Montim i thjeshtë dhe i shpejtë: Makina vjen në paketim me baterinë të montuar. Bateria e saj vendoset poshtë makinës dhe sigurohet me një vidë që të mos hapet. Hummari përdor një bateri Li-ion 14500, me tension 3.7V dhe kapacitet 50 mAh / 1.85Wh, e cila ofron kohë të mjaftueshme loje. Gjithashtu në paketim vjen edhe fisha e karikimit USB, ku sa herë që ju duhet për të karikuar baterinë duhet që ta hiqni baterinë dhe ta vendosni pas karikimit të plotë.
Telekomandë për komandimin e makinës: Në paketim përfshihet një telekomandë, e cila përdor frekuencë 2.4GHz dhe arrin që të komandojë makinën deri në 25 metra largësi, ideale për të luajtur në ambiente të hapura. Telekomanda përdor 2 bateri 1.5V AA, të cilat nuk përfshihen në paketim.
Përdorim i thjeshtë: Telekomanda është shumë e thjeshtë për tu përdorur nga fëmijët mbi 3 vjeç. Ajo mundëson lëvizjen e makinës para-mbrapa, majtas-djathtas si dhe përshpejtimin. Duke përdorur telekomandën ju mund të hapni edhe 2 dyert e para të Hummerit, duke e bërë lojën më tërheqëse për fëmijët.

Nuk ka ende komente.