Përshkrim
Kamion inertesh me telekomandë
Kamion inetertesh: Ky kamion për inerte me telekomandë është një dhuratë ideal për çdo fëmijë, mbi 3 vjeç. Është një lodër e përshtatshme për fëmijët tuaj, ideale nëse do të shkoni në plazh dhe dëshironi që fëmijët të luajnë në të në rërë. Me një shkallë zvogëlimi 1:24cm, ajo është shumë e lehtë për tu komanduar.
Montim i thjeshtë dhe i shpejtë: Në paketimin e lojës do të vijnë telekomanda e saj e cila përdor frekuenca kontrolli 40MHz, dhe arrin që të mbulojë një rreze kontrolli të kamionit deri në 15 metra distancë. Telekomanda përdor 2 bateri AA 1.5V, të cilat nuk përfshihen në paketim.
Kamioni përdor bateri Li-ion 3.7V, 500mAh e cila është e rikarikueshme, dhe montohet poshtë kamionit dhe mbyllet me vidë. Për çdo karikim të baterisë, bateria e kamionit duhet që të hiqet dhe të karikohet dhe të rivendoset sërish në vend.
Montimi i saj është i lehtë, në paketim vjen kaçavida për montim dhe fisha e cila përdoret për karikimin e baterisë.
Kontroll total i veprimeve dhe lëvizjeve: Me anë të telekomandës, ju mund të kontrolloni çdo veprim të kamionit pa asnjë problem dhe shumë tjeshtë. Në telekomandë janë të përfshirë butonat për lëvizjen e para dhe mbrapa të kamioni, si dhe kthimi majtas dhe djathtas, komanda të cilat mësohen shumë lehtë dhe shpejtë nga fëmijët.
Si dhe gjithashtu në telekomandë janë vendosur edhe butonat për kontrollin e karrocerisë së shkarkimit. Pasi të keni mbush karrocerinë me inerte, ju mund ti derdhni ato duke përdorur komandat, të cilat janë në telekomandë, për ngritjen dhe uljen e karrocerisë.

Nuk ka ende komente.