Përshkrim
Makinë 4WD me telekomandë për drift (me drita LED)
Përdorim dhe kontroll i lehtë i makinës: Kjo makinë me telekomandë për drift (me shkallë zvogëlimi 1:14cm) është e pajisur me drita LED, për ti dhënë një pamje më tërheqëse dhe të përshtatshme për të luajtur me të gjatë mbrëmjeve. Ajo përdor një sistem me 4 rrota motorrike (4WD) për kontroll më të mirë me telekomandë gjatë drift-it. Me një telekomandë që funksionon me frekuencë 2.4GHz, ajo arrin që të mbajë kontrollin e makinës deri në 40 metra larg, e përshtatshme për këdo që ka oborr apo hapësira të mëdha për të luajtur me të.
Makina ofron opsione për lëvizjen para dhe mbrapa, timon rrotullues, buton ON/OFF, si dhe rregullim të drejtimit dhe rregullim të shpejtësisë. Me anë të telekomandës bëhet edhe ndezja e fikja e dritave LED, e cila aktivizon njëkohësisht edhe efektin e tymit (modalitetin e tymit) gjatë përdorimit.
Aksesorët dhe montimi: Në pako do të vijnë bateria e makinës e cila është e rikarikueshme, 2 çelësa, një kaçavid yll dhe një çelës 6-këndor, si dhe fishën e karikimit. Paketimi përfshin edhe 4 goma rezervë, të cilat montohen me çelësin 6-këndor dhe janë lehtësisht të montueshme. Bateria duhet të hiqet nga makina çdo herë që dëshironi që ta karikoni.
Bateri e rikarikueshme: Makina punon me një bateri Li-ion 7.4V, 500mAh (14500), 3.7Wh, e cila ofron rreth 20 minuta lojë për çdo karikim. Për një karikim të plotë të baterisë duhen 2.5 orë. Telekomanda funksionon me 2 bateri AA 1.5V, të cilat nuk përfshihen në pako.

Nuk ka ende komente.