Përshkrim
PowerBank 30000mAh me Dritë LED (TR-958)
Powerbank (30.000mAh): Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal. Mundëson fuqizimin e pajisjeve tuaja elektronike për kohë të gjatë. Tani nuk keni pse të shqetësoheni për baterinë e telefonit tuaj gjatë udhëtimeve të gjata. Kapaciteti i power bank-ut prej 30.000mAh mundëson fuqizim të telefonit tuaj për disa herë (me një karikim të plotë).
Drita LED të Inkorporuara: Powerbank është i pajisur me drita LED të inkorporuara, çka mundëson përdorim të përshtatshëm për rastet kur keni nevojë për ndriçim ambiental. Kjo veçori e bën edhe më të përshtatshëm si aksesor të nevojshëm për përdorim në kamping. Dritat LED janë të integruara në pjesën e përparme dhe në pjesën e pasme. Niveli i ndriçimit është i rregullueshëm sipas nevojës.
Porta Dalëse: Powerbank është i pajisur me katër porta dalëse për fuqizim të pajisjeve të ndryshme elektronike. Katër porta USB secila me kapacitet dalje DC 5V 2.1A.
Porta Fuqizuese: Power bank është i pajisur me tre porta të ndryshme fuqizuese. Type-C, Lightning dhe micro USB (pra pavarësisht se çfarë model telefoni keni mjafton të keni një karikues me vete dhe ju mund të fuqizoni power bank-un. Në pjesën e pasme të powerbank gjendet një fishë me 4 koka të ndryshme. (USB, Type-C, Micro-USB & Lightning). Aksesor i përshtatshëm për fuqizim të pajisjeve të ndryshme elektronike.

Nuk ka ende komente.