Përshkrim
Kufje telefoni me fishë Type-C (EP-782)
Kufje me Kualitet të lartë Zëri: Aksesor audio të përshtatshme për përdorim personal me telefona dhe tabletë të cilët kanë portë input Type-C.
Kufjet mundësojnë dalje audio me kualitet të lartë, dalje audio e fuqishme me zë të pastër dhe Bass i fuqishëm për të mundësuar dëgjim me kualitet të çdo muzike.
Përshtatshmëri dhe komoditet: Kufjet janë të përshtatshme për modele të ndryshme pajisjesh elektronike.
Të përshtatshme për përdorim personal në udhëtime, në punë, në rrugë apo shtëpi.
Mjafton që pajisja të jetë e pajisur me portë Type-C.
Kufjet mundësojnë komoditet për orë të tëra përdorimi nga ju – të dizejnuara në formë kompakte nuk ju vrasin.
Mikrofon i inkorporuar: Kufjet janë të pajisura me mikrofon të inkorporuar – i cili mundëson bërje telefonatash.
Transmeton zërin tuaj në mënyrë të qartë për të mundësuar bashkëbisedim me kualitet.
Kontroll i lehtë: Kufjet janë të pajisura me një buton kontrollues i cili ofron komoditet përdorimi.
Butoni ka funksione të ndryshme për procese të ndryshme.
Gjatë dëgjimit të muzikës mundëson, ndalim ose fillim të muzikës (play / pause, me anë të një klikimi)
Me dy klikime të njëpasnjëshme, mundëson ndryshimin e këngës, kënga vijuese (next song).
Me tre klikime të njëpasnjëshme, luhet kënga e kaluar (paraardhëse, previous song)
Ndërsa, gjatë telefonatave;
me një klikim mundëson përgjigjen ose mbylljen e telefonatës.
ndërsa, me dy klikime të njëpasnjëshme mundëson refuzimin e telefonatës së ardhur.

Nuk ka ende komente.