Përshkrim
Kabllo Karikimi dhe Transmetimi të Dhënash 4 në 1 – 240W Fast Charging, 2 Metra
Fishë multifunksionale 4n1: Eliminoni nevojën për kabllo të shumta me këtë kabllo multifunksionale 4 në 1, e krijuar për të ofruar karikim të shpejtë dhe transmetim efikas të të dhënave për pajisje të ndryshme elektronike.
Nga smartphone dhe tabletët deri te laptopët modernë, kjo fishë ju mundëson lidhje të shpejtë dhe të besueshme në çdo moment.
Kombinimi i disa konektorëve në një produkt të vetëm, mundëson zgjidhje ideale për përdoruesit që kërkojnë praktikicitet dhe organizim.
Dizajn 4 në 1: Fisha është e pajisur me katër lloje të ndryshme kokash (konektorësh) që e bëjnë të përshtatshme për shumicën e pajisjeve moderne:
Input:USB-A & Type-C, ndërsa Output: kokë Lightning dhe USB Type-C.
Ky opsion ju mundëson të lidhni dhe karikoni pajisje të ndryshme pa pasur nevojë për adaptorë ose kabllo shtesë, duke e bërë perfekte për përdorim në shtëpi, zyrë apo gjatë udhëtimeve.
Transmetim i Shpejtë – Fuqizim dhe të dhëna: Me fuqi maksimale deri në 240W, kablloja mbështet teknologjitë moderne të karikimit të shpejtë, duke mundësuar furnizim efikas me energji për pajisje të ndryshme, përfshirë laptopë, tableta dhe smartphone.
Kjo performancë e lartë ndihmon në reduktimin e kohës së karikimit dhe siguron transferim të qëndrueshëm të energjisë pa ndërprerje – për pajisjet që e suportojnë atë fuqi. (Që fisha të transmetojë atë fuqi nevojitet karikues i fuqishëm.
Përveç karikimit, fisha mundëson edhe transmetim të shpejtë të të dhënave ndërmjet pajisjeve të përputhshme. Transferoni foto, video, dokumente dhe skedarë të tjerë në mënyrë të sigurt dhe efikase, pa kompromentuar performancën – nga telefoni në PC apo anasjelltas.
Strukturë Rezistente: E ndërtuar me material silikoni fleksibël dhe rezistent, kablloja ka dizajn harmonik të tipit fizarmonikë, i cili mund të zgjatet sipas nevojës dhe të rikthehet në formën kompakte kur nuk përdoret.
Ky dizajn ndihmon në shmangien e ngatërrimit të kabllos, rrit jetëgjatësinë e saj dhe e bën shumë praktike për transport dhe ruajtje.
Me gjatësi deri në 200 cm, kablloja ofron komoditet përdorimi.

Nuk ka ende komente.