Përshkrim
Pistë vrapimi Q1
Pistë Vrapi: Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal në kushte shtëpie. Mundëson mbajtjen e trupit në formë duke ju mundësuar ecje apo vrap të lehtë. Dizajn kompakt, praktik për përdorim personal. E pajisur me magnet sigurie, është lehtësisht e përdorshme.
Motor i fuqishëm: Pista është e pajisur me motorr të fuqishëm prej 500watt, duke mundësuar shpejtësi lëvizje deri në 8kmh – sipas nevojës apo dëshirës tuaj. Pista suporton përdorues të moshave të ndryshme, me një kapacitet peshe maksimal prej 100kg (në vrap) mundëson përdorim nga thuajse kushdo – kurdo.
Malore Manuale: Pista ofron trajnim komod në kushte shtëpie, në pjesën e poshtme gjendet levë manuale e cila mundëson rritje e pjerrtësisë për të ofruar trajnim, ecje apo vrap në malore.
Panel LCD: Pista kontrollohet në mënyrë të lehtë me anë të panelit të kontrollit. Paneli LCD i përfshirë mundëson shfaqjen e informacioneve të ndryshme të tilla si: shpejtësia aktuale, koha e përdorimit, modaliteti i trajnimit, etj. Në panel mundësohet kontrollimi i nivelit të shpejtësisë dhe modalitetit të trajnimit.
Pista paloset duke mundësuar ruajtje pa ju zënë hapësirë. Hapet dhe paloset në mënyrë të lehtë pa mundim edhe nga një individ i vetëm.

Nuk ka ende komente.