Përshkrim
Piste Vrapimi e Palosshme-M1S
Pista e vrapimit M1S: Zgjedhja ideale për ushtrime në shtëpi, duke kombinuar komoditetin, performancën dhe kursimin e hapësirës. Falë motorit me fuqi 650 W, kjo pistë ofron funksionim të qëndrueshëm dhe të qetë, e përshtatshme për ecje, jogging dhe vrapim të lehtë.
Shpejtësia 1 – 12 km/h: Me një interval shpejtësie nga 1 deri në 12 km/h, përdoruesit mund ta përshtatin intensitetin e stërvitjes sipas nevojës së tyre, nga ecje relaksuese deri në stërvitje më aktive. Sipërfaqja e vrapimit 40 × 120 cm siguron hapësirë të mjaftueshme dhe komoditet gjatë ushtrimeve.
Ekran monitorimi: Pista është e pajisur me ekran monitorimi, i cili ju lejon të ndiqni të dhënat kryesore të stërvitjes si shpejtësia, koha dhe performanca. Për një eksperiencë më motivuese, ajo ka gjithashtu bokse të integruara me Bluetooth, që ju mundësojnë të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar gjatë ushtrimit.
Dizajni: Dizajni i palosshëm dhe kompakt e bën shumë praktike për përdorim në shtëpi, pasi mund të ruhet lehtësisht duke kursyer hapësirë. Pista mbështet një peshë maksimale përdoruesi (ne vrap) deri në 100 kg, duke ofruar stabilitet dhe siguri gjatë përdorimit.

Nuk ka ende komente.