Përshkrim
Pistë Vrapi P1
Aksesor Trajnimi: Pista është e përshtatshme për trajnim efikas në kushte shtëpie.
Mundëson ecje të lehtë dhe ecje të shpejtë në ambientet e dhomës tuaj.
Duke ju mundësuar të mbani trupin në formë dhe në gjendje aktive në çdo moment.
Motor i fuqishëm: Pista është e pajisur me motor të fuqishëm elektrik, me fuqi motorike 2.5Hp.
Motori mundëson shpejtësi lëvizje nga 1 deri në 6 kmph.
Pista suporton përdorues me peshë trupore deri në 80kg (100kg në vrap).
Dizajn kompakt: Pista është e dizejnuar në formë kompakte posaçërisht për përdorim në ambiente shtëpie.
Përmasat totale të pistës janë: 123 x 50 x 12cm. Sipërfaqja e tapetit të vrapit është: 100 x 38cm.
Lartësia prej 12cm mundëson magazinim pa ju zënë hapësirë, në vende të ndryshme (poshtë krevatit, në pjesën anësore të dollapit, pas derës, etj.)
Ekran LCD – Kontroll me Telekomandë: Pista është e pajisur me ekran LCD (ekran informues – i cili shfaq informacione të tilla si, shpejtësia aktuale, distanca e përshkruar dhe koha e shpenzuar).
Pista kontrollohet në mënyrë të lehtë me anë të telekomandës së përfshirë në paketim.
Telekomanda ofron kontrollim të ndezjes-fikjes, ndalim i përkohëshëm, ulje ose shtim shpejtësie.
Shpejtësia shtohet ose ulet me 0.5km me çdo klikim butoni.

Nuk ka ende komente.