Përshkrim
Boks Muzike me Bluetooth (JK-1267)
Boks muzike: Aksesor i përshtatshëm për argëtim personal.
Kombinon performancën e mirë audio me dizajnin kompakt, duke e bërë ideal për përdorim në shtëpi, zyrë ose gjatë udhëtimeve.
Boksi me fuqi 8Watt ofron tingull të qartë dhe volum të mjaftueshëm për të shijuar muzikën tuaj të preferuar në çdo ambient (brenda apo jasht).
Boks me Bluetooth me Bateri: Me teknologjinë e avancuar Bluetooth 5.3, boksi siguron lidhje të shpejtë dhe stabile me telefonat, tabletët dhe pajisjet e tjera elektronike.
Pas lidhjes së parë boksi lidhet automatikisht me pajisjen tuaj elektronike (me telefonin tuaj).
Bateria e rikarikueshme me kapacitet 1200mAh ju mundëson përdorim të vazhdueshëm, ndërsa përmasat kompakte 90 x 75 x 75mm e bëjnë të lehtë për t’u transportuar kudo.
Opsione të ndryshme të Daljes Audio: Përveç lidhjes Bluetooth, ky boks suporton edhe USB, kartë memorie (TF Card) dhe radio FM, duke ofruar më shumë mundësi për dëgjimin e muzikës.
Dritat dinamike LED RGB krijojnë një atmosferë argëtuese, ndërsa teknologjia TWS (True Wireless Stereo) ju lejon të lidhni dy bokse të njëjta për të mundësuar dalje audio të fuqishme.
Lidhja bëhet në seri (me bokse të të njëjtit lloj) – pa humbje kualiteti.

Nuk ka ende komente.