Përshkrim
Aparat për matjen e sheqerit në gjak (Set me testues dhe gjilpëra)
Aksesor Mjeksor: I përshtatshëm për përdorim personal, mundëson monitorimin e nivelit të sheqerit nga vetë ju.
Mbani nën kontroll shëndetin tuaj me anë të glukometrit digjital.
Fuqizim i mundësuar nga një bateri e zëvendësueshme.
Rezultate të shpejta: Matësi elektronik i glukozës në gjak mundëson matje preçize në kohë të shpejtë të vlerave.
Për rreth 7 sekonda zgjat koha e testimit të matjes së glukozës.
Set i plotë: Aparati është i pajisur me 50 shirita testues të gjakut (Glucose Test Strip) dhe 50 gjilpëra sterile.
Seti është lehtësisht i përdorshëm dhe i paketuar në mënyrë efikase për komoditet përdorimi.
Gjilpërat janë lehtësisht të përdorshme, mjafto të rrotulloni tapën mbrojtëse për ta shkëputur nga trupi.
Maja e gjilpërës (është sterile) mundëson shpim pa dhimbje në thellësi konstante. Përshtatet me thuajse tv gjithë modelet e matësve të nivelit të glukozës.
NQS. tapa mbrojtëse është dëmtuar mos e përdorni.
Ekran LCD: Matësja elektronike është e pajisur me ekran LCD, në të cilin shfaqen vlerat me numra lehtësisht të dallueshëm.
Aparati mundëson memorizim të deri në 200 matje të ndryshme për krahasim vlerash.
Aparati shfaq vlerat e matura në rang: 1.1 deri në 33.3 mmol/L ose 20-600mg/dL.

Nuk ka ende komente.