Përshkrim
Rehabilituese për dorën e djathtë – Pajisje fizioterapie
Rehabilituese për Gishtat e Dorës: Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal dhe profesional.
Mundëson rehabilitimin e gishtave të dorës tuaj (të djathtë) – pajisja mundëson edhe trajnim ose rehabilitim të vetëm një ose disa gishtërinjëve (njëkohësisht). Pajisja është ideale për individët që kanë probleme të ndryshme me funksionimin e gishtërinjëve ose të dorës së djathtë, (pas lëndimeve, operacioneve, apo sëmundjeve të ndryshme që ndikon në forcën dhe lëvizshmërinë e duarve). Pajisja është e përshtatshme për përdorim në kushte shtëpie, duke ofruar rehati dhe efikasitet për trajtimin dhe përmirësimin e gjendjes tuaj fizike.
Modul Elektronik: Aksesor i pajisur me modul elektronik.
Me anë të modulit elektronik ju keni mundësinë e kontrollimit të nivelit të trajnimit (shpejtësisë dhe intensitetit).
Moduli përdor kompresorin elektronik për të mundësuar lëvizjen e gishtave të dorës.
Material Rezistent: Rehabilituesja është e ndërtuar me material rezistent copë të ajrosshme.
Pjesa e sipërme është e pajisur me valvula për përzgjedhjen e lëvizjes të vetëm një gishti apo të gjithëve njëkohësisht.
Aksesor Fizioterapie: Doreza është e përshtatshme për fizioterapi në kushte shtëpie.
Doreza është e lehtë dhe e fuqishme, e dizajnuar për të mundësuar përdorim të thjeshtë dhe të sigurt nga individët, duke u siguruar që çdo trajnim të kryhet me efikasitet.
Ky aksesor ofron një mundësi të shkëlqyer për ata që kërkojnë rehabilitim të duarve, duke përmirësuar forcën dhe lëvizshmërinë e gishtërinjëve dhe duarve në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt.
Pyetje të shpeshta:
- Për çfarë lloj problematikash është e përshtatshme Rehabilituesja e Dorës?
Ky produkt është i përshtatshëm për individët që kanë probleme me funksionimin e duarve dhe gishtave, si pasojë e lëndimeve, operacioneve, artritit, sëmundjeve të sistemit nervor, ose pas paralizës. Përdoret për rehabilitimin e forcës dhe lëvizshmërisë së duarve dhe gishtërinjve. - A mund ta përdor në kushte shtëpie?
Rehabilituesja e dorës është projektuar për tu përdorur në kushte shtëpie. Moduli elektronik i lejon përdoruesit të kontrollojë intensitetin dhe shpejtësinë e trajnimit, duke ofruar mundësinë për një rehabilitim të sigurt dhe të përshtatshëm nga komoditeti i shtëpisë tuaj. - Si funksionon moduli elektronik?
Moduli elektronik përdor një kompresor për të mundësuar lëvizjen e gishtërinjve të dorës. Përdoruesi mund të rregullojë shpejtësinë dhe intensitetin e lëvizjes për të përshtatur trajtimin sipas nevojave të tij. Ky modull ndihmon në kontrollimin e trajtimit për një rehabilitim të personalizuar. - A mund ta përdor për rehabilitimin të vetëm një gishti?
Pajisja është e pajisur me valvula të veçantë që ju mundëson të përzgjedhni lëvizjen e vetëm një gishti ose të gjithë gishtërinjtë njëkohësisht. Kjo ofron fleksibilitet dhe mundësi për rehabilitimin e gishtërinjëve individualisht – sipas nevojës tuaj. - A mund ta përdor për dorën e majtë?
Jo, doreza është e përshtatshme vetëm për dorën e djathtë – nuk rekomandohet përdorimi për dorën e majtë.
Si përdoret?
- Hapni dorezën – vendosni gishtat një nga një me kujdes duke vendosur ngjitëset.
- Tubin e dorezës montojeni në modulin elektronik.
- Modulin vendoseni në fuqizim.
- Vendosni dorën në pozicion stabël
- Ndizni pajisjen duke e mbajtur për 2 sekonda shtypur.
- Mbyllni valvulat e gishtërinjëve në rast se nuk keni nevojë të trajnoni.
- Përzgjidhni modalitetin – e punimit.

Nuk ka ende komente.