PerzgjedhjeTransport i shpejtePagese ne dorezim

Rehabilituese Dore – per Fizioterapi (Dora e djathte)

Ne stok14 shitjeNe Trupi & Shendeti

Rehabilitues për dorën & gishtat.  E përshtatshme për dorën e djathtë.  Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal & profesional.  Mundëson bërjen e fizioterapisë në kushte shtëpie.  Kontroll i...

Cmimi aktual
2800 L
Transport i shpejte ne ShqiperiNe stok dhe gati per dergim
Porosit tani
  • Transport i Shpejte

    Merrni produktet ne kohe te shpejte.
  • Kthime te Lehta

    Politike kthimi qe ju lejon te blini me qetesi.
  • Gjithmone Autentike

    Produkte te zgjedhura dhe te verifikuara.
  • Blerje te Sigurta

    Porosi me pagese te sigurt dhe suport te shpejte.
Pikat Kryesore

Pse ky produkt bie ne sy

  • Rehabilitues për dorën & gishtat. 
  • E përshtatshme për dorën e djathtë. 
  • Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal & profesional. 
  • Mundëson bërjen e fizioterapisë në kushte shtëpie. 
  • Kontroll i lehtë me modul elektronik. 
  • Modalitete të ndryshme përdorimi (sipas nevojës). 
  • Përzgjedhje e gishtave - me anë të valvulave përkatëse. 
Detaje te Shpejta

Cfare duhet te dini para porosise

Gjendja
Ne stok dhe gati per porosi
Kategoria
Trupi & Shendeti
SKU
A2219

Përshkrim

Rehabilituese dore – për fizioterapi (dora e djathtë)

Rehabilituese Dore: Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal dhe profesional. 
Mundëson rehabilitimin e dorës tuaj – pajisja mundëson edhe trajnim ose rehabilitim të vetëm një ose disa gishtërinjëve (njëkohësisht). 

Pajisja është ideale për individët që kanë probleme të ndryshme me funksionimin e gishtërinjëve ose të duarve, si p.sh. pas lëndimeve, operacioneve, apo sëmundjeve të ndryshme që ndikon në forcën dhe lëvizshmërinë e duarve. 
Ajo është gjithashtu e përshtatshme për përdorim në kushte shtëpie, duke ofruar rehati dhe efikasitet për trajtimin dhe përmirësimin e gjendjes tuaj fizike.

Modul Elektronik: Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal në kushte shtëpie. 
Me anë të modulit elektronik ju keni mundësinë e  kontrollimit të nivelit të trajnimit (shpejtësisë dhe intensitetit). 
Moduli përdor kompresorin elektronik për të mundësuar lëvizjen e gishtave të dorës. 

Aksesor Fizioterapie: Doreza është e përshtatshme për fizioterapi në kushte shtëpie. Doreza është e lehtë dhe e fuqishme, e dizajnuar për të mundësuar përdorim të thjeshtë dhe të sigurt nga individët, duke u siguruar që çdo trajnim të kryhet me efikasitet. Ky aksesor ofron një mundësi të shkëlqyer për ata që kërkojnë rehabilitim të duarve, duke përmirësuar forcën dhe lëvizshmërinë e gishtërinjëve dhe duarve në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt.

Material Rezistent: Rehabilituesja është e ndërtuar me material rezistent copë e ajrosshme. 
Pjesa e sipërme është e pajisur me valvul për përzgjedhjen e lëvizjes të vetëm një gishti apo të gjithëve njëkohësisht. 

Pyetje të shpeshta:

  1. Për çfarë lloj problematikash është e përshtatshme Rehabilituesja e Dorës?
    Ky produkt është i përshtatshëm për individët që kanë probleme me funksionimin e duarve dhe gishtave, si pasojë e lëndimeve, operacioneve, artritit, sëmundjeve të sistemit nervor, ose pas paralizës. Përdoret për rehabilitimin e forcës dhe lëvizshmërisë së duarve dhe gishtërinjve.
  2. A mund ta përdor në kushte shtëpie?
    Rehabilituesja e dorës është projektuar për tu përdorur në kushte shtëpie. Moduli elektronik i lejon përdoruesit të kontrollojë intensitetin dhe shpejtësinë e trajnimit, duke ofruar mundësinë për një rehabilitim të sigurt dhe të përshtatshëm nga komoditeti i shtëpisë.
  3. Si funksionon moduli elektronik i Rehabilitueses?
    Moduli elektronik përdor një kompresor për të mundësuar lëvizjen e gishtërinjve të dorës. Përdoruesi mund të rregullojë shpejtësinë dhe intensitetin e lëvizjes për të përshtatur trajtimin sipas nevojave të tij. Ky modull ndihmon në kontrollimin e trajtimit për një rehabilitim të personalizuar.
  4. A mund ta përdor për rehabilitimin e vetëm një gishti?
    Pajisja është e pajisur me një valvul të veçantë që ju mundëson të përzgjedhni lëvizjen e vetëm një gishti ose të gjithë gishtërinjtë njëkohësisht. Kjo ofron fleksibilitet dhe mundësi për rehabilitimin e gishtërinjëve individualisht. 

Si përdoret

  1. Hapni dorezën – vendosni gishtat një nga një me kujdes duke vendosur ngjitëset. 
  2. Tubin e dorezës montojeni në modulin elektronik. 
  3. Modulin vendoseni në fuqizim. 
  4. Vendosni dorën në pozicion stabël
  5. Ndizni pajisjen duke e mbajtur për 2 sekonda shtypur. 
  6. Mbyllni valvulat e gishtërinjëve në rast se nuk keni nevojë të trajnoni. 
  7. Përzgjidhni modalitetin – e punimit. 

Informacion shtesë

Peshë 0,1 g/kg
0.0/5
0 reviews
0
0
0
0
0

Nuk ka ende komente.

Bëhu i pari që komenton “Rehabilituese Dore – per Fizioterapi (Dora e djathte)”

Produkte te ngjashme

Scroll to load more products
Load more