Përshkrim
Timon sportiv për Audi R8 – Fibër Karbon
Timon Sportiv: Timoni i Audi-t është i ndërtuar me material rezistent me peshë të lehtë. Dizajn me fund të sheshtë – tepër praktik në përdorim. Buton Start-Stop -> për të mundësuar ndezjen dhe fikjen e makinës. Buton Drive Select – mundëson përzgjedhjen e modalitetit të ecjes (Sport, Dynamic, Comfort).
Marshe F1: Timoni është i pajisur me marshe F1, të cilët mundësojnë kontroll manual të marsheve. Me anë të pedaleve krijoni ndjesinë e drejtimit të një makine sportive manuale.
Timon Audi: Timoni është i përshtatshëm për Audi R8. Mund të përshtatet edhe me modele të tjera të Audi-t: RS3, RS4, RS5, RS6, RS7, RS8, RSQ3, RSQ5, RSQ7, RSQ8, RSTT.
Airbag: Timoni është i pajisur me Airbag me logo Audi. Logo e zezë me shkëlqim.
Material rezistent: Timoni është i ndërtuar me material rezistent fibër karbon dhe lëkurë. Ndërthurja e tyre mundëson komoditet përdorimi.

Nuk ka ende komente.