Përshkrim
Timon për BMW Seria 3 (E46)
Timon BMW: Timon i përshtatshëm për BMW Seria 3 (M3). Mundëson ndryshimin e interiorit të automjetit tuaj. Timoni është i ndërtuar me material rezistent lëkurë dhe fibër karbon. Timoni mund të përshtatet edhe me modele të tjera BMW: Seria 1, Seria 3, X5, X6, etj.
- Seria 3 E90 – (2005-2012)
- Seria 3 E91 – (2005-2013)
- Seria 3 E92- (2006-2010)
- Seria 3 E93- (2007-2014)
- X5 E70 – X6 E71 – (2006-2015)
- X6 E72 – (2010-2015)
- X5 E53 – (1999-2006)
- Z4 E89 – X1 E84 – (2009-2016)
- Seria 1 E81 – E87 – (2004-2011)
- Seria 1 E82 – E88 – (2007-2015)
Strukturë sportive: Timoni është i dizejnuar në formë sportive me fund të sheshtë. Timon me peshë të lehtë trupore. I pajisur me pjesë karboni mundëson komoditet përdorimi. Dizajni i timonit ju mundëson drejtim preçiz të makinës në çfardolloj rruge (urbane, interurbane apo autostrada).
Komanda në timon: Timoni është i pajisur me komanda të cilat ju mundësojnë komoditet përdorimi të automjetit tuaj. Me anë të komandave në krahun e majtë ju keni akses në kontrollin e sistemeve të asistimit gjatë drejtimit të makinës. Ndërsa, me anë të komandave në krahun e djathtë, mundësohet kontrollimi i sistemit të argëtimit (infotainment system) -> Ulje-ngritje volumi, kontroll me zë, etj.
Airbag: Timoni është i pajisur me Airbag me lëkurë. Airbag-u është i pajisur me logo BMW.
Marsha F1: Timoni është i pajisur me marsha F1 në timon. Kontrollimi i përgjigjes së transmisonit në duart tuaja – mund të rrisni marsh apo të zbrisni marsh sipas dëshirës apo nevojës tuaj.
Shirit LED: Shiriti lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me sistemin e makinës tuaj. Në bazë të gjirove të motorrit të makinës, ndizen dritat LED. Jeshile (minimo 1500-3100rpm) – portokalli (3100-5900rpm) & e kuqe (5900 – 8000rpm). Shiriti është një ndihmesë për ju gjatë përdorimit të marsheve F1, për kohën e saktë të ndryshimit të marsheve.
Ekran LED: Timoni është i pajisur me ekran LED, në të cilin shfaqen informacione të ndryshme në lidhje me makinën. Informacione të tilla si: numri i gjirove, shpejtësia e lëvizjes, temperatura, erroret, etj.

Nuk ka ende komente.