Përshkrim
Tavolinë Foosball-i
Tavolinë Foosball: Kjo tavolinë Foosball është nje aksesor modern argëtimi. Ajo mund te përshtatet si me ambiente shtëpiake, ashtu edhe për përdorim në hotele, resorte turistike, biznese dhe ambiente të tjera komerciale. Përmasat e saj 87 x 73 x 138 cm e bëjnë atë shumë të përshtatshme për çdo ambjent, pa zënë shumë hapësirë, ndërsa fusha e lojës me përmasa 117 x 68 x 11 cm ofron hapësirë të mjaftueshme për një lojë të rehatshme.
Materiale cilësore dhe ndërtim i fortë: Tavolina e mini-futbollit është ndërtuar me strukturë dhe kornizë druri të fortë, të kombinuara me tuba çeliku, dhe siguron stabilitet dhe jetëgjatësi gjatë përdorimit. Fusha e lojës është rezistente ndaj lagështirës dhe deformimit, duke ruajtur formën edhe pas përdorimit të vazhdueshëm. Figurat janë të prodhuara nga ABS dhe janë të pikturuara me dorë me bojë ekologjike me bazë uji, duke i bërë të sigurta dhe rezistente në përdorim. Montimi i tavolinës së foosball-it është shumë e lehtë dhe mund të bëhet shumë shpejtë, pa pasur problem.
Kontroll i mirë gjatë lojës: Tavolina është e pajisur me 8 shufra, nga 4 për secilin lojtar, të cilat ofrojnë lëvizje të lehtë dhe kontroll të shpejtë të figurave. Dorezat ergonomike me sipërfaqe kundër rrëshqitjes sigurojnë kapje të rehatshme, si dhe siguron kapje të lehtë dhe të shpejtë të dorezës në momente intensive të lojës. Shufrat kanë gjatësi të ndryshme (117, 130, 118.5, 107, 106.5, 117, 130 dhe 117 cm), të përshtatura sipas pozicionit të lojtarëve në fushë.
Formacion i figurave në fushë: Çdo ekip përbëhet nga 11 lojtarë, të organizuar në formacionin 3 sulmues, 5 mesfushorë, 2 mbrojtës dhe 1 portier. Loja ndahet në 2 ekipe, ekipi i kuq (mban lojtarët me ngjyrë të kuqe) dhe ekipi blu (mban lojtarët me ngjyrë blu).

Nuk ka ende komente.