Përshkrim
Merimangë Robot me Telekomandë
Dizajni dhe përmasat: Ky robot merimangë me telekomandë ka një dizajn në ngjyrë të kuqe dhe të zezë, me përmasa 20x22x9 cm. Përmasat e paketimit janë 29x26x9.5 cm duke ofruar mundësi ruajtje pas lojës pa zënë shumë hapësirë në shtëpi. Roboti është i pajisur me efekte dritash shumëngjyrëshe dhe efekte tingujsh gjatë lojës. Gjithashtu, ka funksion për lëshimin e avullit, i cili aktivizohet gjatë përdorimit dhe është pjesë e efekteve të lodrës.
Bateria: Roboti funksionon me 3 bateri AA me tension 1.5V, ndërsa telekomanda funksionon me 2 bateri AA me tension 1.5V. Telekomanda ju ofron mundësi për kontrollin e robotit nga distanca, për ti shtuar më shumë argëtim lojës së fëmijës tuaj.
Përdorimi dhe lëvizjet: Roboti kontrollohet me telekomandë dhe mund të lëvizë përpara, mbrapa dhe të rrotullohet. Çdo lëvizje kontrollohet drejtpërdrejt përmes telekomandës, duke lejuar ndryshimin e drejtimit gjatë lojës. Efektet e dritave shumëngjyrëshe, tingujve dhe lëshimit të avullit aktivizohen gjatë funksionimit si dhe mund të aktivizohen nga telekomanda gjithashtu. Në paketim është edhe një shishe e vogël që nevojitet për të shtuar ujin tek roboti që të arrij të krijojë efektin e avullit. Roboti është i rekomanduar për fëmijë mbi 3 vjeç dhe është ideale për dhuratë për fëmijët tuaj për momente të veçanta.

Nuk ka ende komente.