Përshkrim
Tas per Ndarje Yndyre me Sitë (1L)
Filtrim efikas: Ky produkt ju ndihmon të ndani yndyrën nga lëngjet gjatë përgatitjes së salcave, supave, gjellëve dhe lëngut të mishit, si edhe të largoni tulin nga lëngjet e frutave. Sita e integruar ndalon copëzat, yndyrën dhe mbetjet më të trasha, ndërsa lëngu i pastër mbetet gati për përdorim.
Përdorim praktik: Falë mekanizmit me buton në dorezë, mjafton një shtypje e lehtë për të mundësuar derdhjen vetëm lëngun e filtruar nga gryka e poshtme e vulosur me silikon. Tapa silikoni parandalon rrjedhjet dhe pikimet e pa dëshiruara, ndërsa ena rezistente ndaj goditjeve ofron siguri dhe qëndrueshmëri gjatë përdorimit.
Materiale rezistente: Tasi ndarës për yndyrë është prodhuar nga material cilësore PP dhe ABS, të sigurta për kontakt me ushqimin, pa BPA dhe rezistente ndaj temperaturave të larta. I pajisur me një tapë silikoni kundër pikimit dhe një sitë të madhe filtruese, duke garantuar përdorim të sigurt, jetëgjatësi dhe komoditet në çdo gatim. Me kapacitet total prej 1 litër është i përshtatshëm edhe për shpëndarje në sasinë e dëshiruar.
Pastrim i lehtë: Të gjitha pjesët janë projektuar për tu çmontuar dhe pastruar pa vështirësi. Doreza me tapën prej silikoni hiqet lehtësisht nga ena transparente, ndërsa sita e sipërme mund të lahet në lavastovilje ose me dorë duke përdorur ujë të ngrohtë, detergjent dhe një sfungjer të butë. Dizajni funksional e bën këtë aksesor një zgjedhje praktike për çdo kuzhinë.

Nuk ka ende komente.