Përshkrim
Raft metalik me kapje te frigoriferi
Instalim i lehtë: Mbajtësja anësore e frigoriferit është e lehtë për tu përdorur. Nuk ka nevojë ta shponi ose ta vidhosni si raftet e tjera. Thjesht duhet ta varni në anë të frigoriferit ose kudo që dëshironi dhe mund ta përdorni normalisht.
Dizajn kompakt dhe i palosshëm: Rafti organizues i sendeve në frigorifer ka përmasat 63x27x9 cm. Vjen me një dizajn kompakt dhe të palosshëm që mund të transportohet lehtësisht dhe të mos zërë shumë hapësirë gjatë përdorimit. I prodhuar me material prej çeliku, rafti mund të mbajë një peshë të konsiderueshme sendesh pa problem. Vjen me ngjyrë të bardhë, duke e bërë atë të lehtë të përshtatet me çdo ambient ku ju dëshironi që ta vendosni për ta përdorur.
Raft shumëpërdorimësh: Mund ta vendosni në dhomën e gjumit tuaj apo të fëmijës suaj, duke organizuar sendet apo varur rrobat. Mund ta vendosni edhe tek rafti i tualetit tuaj, duke ju ndihmuar të organizoni aksesorët e banjos apo të varni leckat për fshirje. Gjithashtu mund të vendoset në kuzhinën tuaj, duke e varur tek frigoriferi apo tek rafti afër lavamanit, dhe të vendosni sendet që përdorni më shumë, për tju lehtësuar dhe shpejtuar punën vetes suaj.

Nuk ka ende komente.