Përshkrim
Frexhë LED T10-6SMD
Përshkrim:
Frexha LED T10-6SMD:Zgjidhja ideale për ata që kërkojnë ndriçim më të fortë dhe më modern për automjetin e tyre. E pajisur me 6 SMD LED, kjo llambë ofron dritë të fuqishme dhe të qartë, duke përmirësuar dukshmërinë dhe pamjen estetike të makinës suaj. Është e përshtatshme për përdorim në pozicione të ndryshme si drita pozicioni, targa, interior apo aplikime të tjera që përdorin modelin T10.
Dizajni:Falë dizajnit kompakt dhe standardit T10, kjo llambë është e përshtatshme për modele të ndryshme makinash. Instalimi është shumë i thjeshtë dhe i shpejtë, pa pasur nevojë për modifikime apo pajisje shtesë – thjesht hiqni llambën ekzistuese dhe vendosni LED-in e ri. Zgjidhje praktike, efikase dhe ekonomike për përmirësimin e ndriçimit të automjetit tuaj.
Instalimi:
- Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Merrni materialet që mund të ju nevojiten, (Doreza, Pinca, Llambat T10)
- Përzgjidhni se ku doni të zëvendësoni Frexhën.
- Për dritat e jashtme mund tju nevojitet të hiqni vida ose kapse plastike.
- Për të hequr llambën halogjene nga foleja, mund të ju duhet të rrotullisni apo të tërhiqni llambën nga foleja.
- Në rastin kur llamba nuk del me anë të rrotullimit apo tërheqjes mund të përdorni (me kujdes) pinca.
- Instalojeni llambën LED dhe sigurohuni që të jetë e vendosur siç duhet në vendin e saj.
- Llambat LED T10 janë të ndërtuara për tu instaluar në mënyrë direkte pa nevojë modifikimi.
- Testoni llambën LED përpara se të ri-instaloni sendet që hoqët gjatë proçesit të montimit.
- Sigurohuni që të montoni vidat apo kapset në vendin e tyre.
- Disa modele llambash janë me ndjeshmëri polare (+ -), në rast mos-funksionimi ndryshoni kahun e llambës.

Nuk ka ende komente.