Përshkrim
Set Llambash LED XS-170 H4
Set LED: Aksesorë të përshtatshëm për përdorim personal në makinat tuaja.
Mundëson zëvendësimin e llambave aktuale të makinës tuaj (të dëmtuara apo halogjene). Seti përfshin dy llamba model H4.
Model H4: Seti i llambave LED është model H4 (drita të gjata ose të shkurtra). Modeli i llambës është i përshtatshëm për përdorim në modele të ndryshme automjetesh.
Fuqi e lartë: Seti i llambave është i pajisur me kontrollues për nivelin e fuqisë. Secila llambë ka fuqi output prej 170watt.
Jetëgjatësi: Secila nga llambat është e ndërtuar me material rezistent aliazh alumini dhe tuba bakri. Materialet mundësojnë transmetim të nxehtësisë në formë të njëtrajtshme. Ventilatori i inkorporuar (ndizet në mënyrë të menjëhershme) mundëson ftohjen e forcuar të secilit LED.
Instalim i lehtë: Seti i llambave është lehtësisht i instalueshëm, edhe nga vetë ju. Janë Plug & Play për shumicën e automjeteve. Dritat mund ti instaloni vetë, por për efikasitet sugjerohet instalimi nga një elektroauto.
(H4)
Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
Hiqni fuqizuesin e llambës.
Hiqni llambën e vjetër halogjene.
Hiqni kapsen nga llamba LED.
Montoni kapsen në vendin e llambës.
Vendosni Llamben LED me kujdes pa prekur LED-in.
Testoni dritat.
Vendosni kapakun mbrojtës.
Sugjerohet që kapakut ti bëni një vrimë për ajrosje më të mirë.

Nuk ka ende komente.