Përshkrim
Set llambash LED për makina (M8 Pro)
Set llambash LED për makina Fox Pro LED Projector Lens: Model H7 9006, H1, H11 (ne gjendje momentale), të dizajnuara për ndriçim shumë të fuqishëm dhe shikueshmëri maksimale gjatë natës. Me fuqi 120W dhe ndriçim deri në 60000 Lumens, këto llamba ofrojnë dritë të bardhë 6000K që përmirëson dukshmërinë në rrugë. Përdorin teknologjinë Cree LED me bright beads për performancë të lartë dhe janë të përshtatshme për shumicën e modeleve të automjeteve.
Llambat: Punojnë me voltazh DC 9V–32V, janë IP65 rezistente ndaj ujit dhe pluhurit, dhe kanë sistem të avancuar ftohjeje me alumin aviacioni 6063 dhe ventilator me shpejtësi të lartë për disipim efikas të nxehtësisë. Ofron jetëgjatësi mbi 30,000 orë pune dhe funksionon në temperatura nga −40°C deri në +80°C. Instalimi është i thjeshtë Plug & Play (lossless installation) pa modifikime të sistemit të makinës.
Instalim i lehtë: Llambat LED janë lehtësisht të instalueshme. Plug & Play për shumicën e automjeteve, por për disa modele automjetesh mund të nevojitet adaptor. Dritat mund ti instaloni vetë, por për efikasitet sugjerohet instalimi nga një elektroauto.
- Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
- Hiqni fuqizuesin e llambës.
- Hiqni llambën e vjetër halogjene.
- Hiqni kapsen nga llamba LED.
- Montoni kapsen në vendin e llambës.
- Vendosni Llamben LED me kujdes pa prekur LED-in.
- Testoni dritat.
- Vendosni kapakun mbrojtës.
Sugjerohet që kapakut ti bëni një vrimë për ajrosje më të mirë.

Nuk ka ende komente.