PerzgjedhjeTransport i shpejtePagese ne dorezim

Set Llamba LED H4 (XS-250) & Frexha Pozicioni

Ne stok1 shitjeNe Llamba 12v

Set i plotë për fener makine.  Model:H4 Ndriçim i fuqishëm LED – 94000 Lumen Fuqia 25000W. Set me llamba LED.  Aksesor zëvendësues.   Model H4 (Hi-Lo) & T10 (drita...

Cmimi aktual
4200 L
Transport i shpejte ne ShqiperiNe stok dhe gati per dergim
Porosit tani
  • Transport i Shpejte

    Merrni produktet ne kohe te shpejte.
  • Kthime te Lehta

    Politike kthimi qe ju lejon te blini me qetesi.
  • Gjithmone Autentike

    Produkte te zgjedhura dhe te verifikuara.
  • Blerje te Sigurta

    Porosi me pagese te sigurt dhe suport te shpejte.
Pikat Kryesore

Pse ky produkt bie ne sy

  • Set i plotë për fener makine. 
  • Model:H4
  • Ndriçim i fuqishëm LED – 94000 Lumen
  • Fuqia 25000W.
  • Set me llamba LED. 
  • Aksesor zëvendësues.  
  • Model H4 (Hi-Lo) & T10 (drita pozicioni). 
Detaje te Shpejta

Cfare duhet te dini para porosise

Gjendja
Ne stok dhe gati per porosi
Kategoria
Llamba 12v
SKU
A2245

Përshkrim

Set Llamba LED H4 (XS-250) & Frexha pozicioni

Aksesor zëvendësues: Seti i llambave LED është i pajisur me dy llamba LED (H4) dhe dy frexha (T10). Mundëson zëvendësimin e dritave aktuale të makinës tuaj (halogjene apo të dëmtuara) me drita LED. 

Ndriçim i fuqishëm: Seti i llambave mundëson dalje drite në ngjyrë të bardhë 6000K. Modeli i llambave H4 shërben si dritat të gjata dhe të shkurtra në një llambë. Me output fuqie 120watt (drita të gjata) dhe 80watt (drita të shkurtra) – për secilën nga llambat.

Jetëgjatësi: Secila nga llambat është e pajisur me modul CanBus dhe me kapacitorë të cilët mundësojnë punimin normal të llambës. Nuk shfaq error në kroskot me anë të modulit të inkorporuar. Ndërtuar me material rezistent aliazh alumin dhe tuba bakri mundëson transmetim të njëtrajtshëm të nxehtësisë së llambës LED. Ventilator i inkorporuar ndizet në mënyrë të menjëhershme (në të njëjtën kohë me dritën LED. Duke mundësuar ftohje të forcuar.

Frexha T10: Model i përshtatshëm për përdorime të ndryshme. Mundëson zëvendësimin e dritave (në varësi të makinës): të targës, dritave të pozicionit apo dritat e interiorit (në varësi të dëshirës apo nevojës). Frexhat mundësojnë dalje drite të fuqishme LED me ngjyrë të bardhë. Secila frexhë ka fuqi prej 2.5watt.

Instalim i lehtë: Frexhat dhe llambat LED janë lehtësisht të instalueshme. 
Plug & Play për shumicën e automjeteve. Dritat mund ti instaloni vetë, por për efikasitet sugjerohet instalimi nga një elektroauto.
(H4)

  • Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
  • Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
  • Hiqni fuqizuesin e llambës.
  • Hiqni llambën e vjetër halogjene.
  • Hiqni kapsen nga llamba LED.
  • Montoni kapsen në vendin e llambës.
  • Vendosni Llamben LED me kujdes pa prekur LED-in.
  • Testoni dritat.
  • Vendosni kapakun mbrojtës.
  • Sugjerohet që kapakut ti bëni një vrimë për ajrosje më të mirë.

T10 (Frexhat)

  • Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
  • Merrni materialet që mund të ju nevojiten, (Doreza, Pinca, Llambat T10)
  • Përzgjidhni se ku doni të zëvendësoni Frexhën.
  • Brenda në kabinë, mund të ju nevojitet të hiqni pjesë plastike për të aksesuar llambën halogjene.
  • Për dritat e jashtme (Frexha Targe apo Pozicioni) mund të ju nevojitet të hiqni vida ose kapse plastike.
  • Për të hequr llambën halogjene nga foleja, mund të ju duhet të rrotullisni apo të tërhiqni llambën nga foleja.
  • Në rastin kur llamba nuk del me anë të rrotullimit apo tërheqjes mund të përdorni (me kujdes) pinca.
  • Vendosni llambën LED.
  • Instalojeni dhe sigurohuni që të jetë e vendosur siç duhet në vendin e saj.
  • Llambat LED T10 janë të ndërtuara për tu instaluar në mënyrë direkte pa nevojë modifikimi. 
  • Testoni llambën LED përpara se të ri-instaloni sendet që hoqët gjatë proçesit të montimit. 
  • Për dritat e brendshme, sigurohuni që të vendosni pjesët plastike në vendin e tyre.
  • Për dritat e jashtme, sigurohuni që të montoni vidat apo kapset në vendin e tyre. 
  • NQS jeni duke zëvendësuar llamba të ndryshme përsërisni hapat për secilën llambë. 
    Disa modele llambash janë me ndjeshmëri polare (+ -), në rast mos-funksionimi ndryshoni kahun e llambës.

Pyetje të Shpeshta:

  1. A mund ti instaloj vetë?
    Po, ju mund ti instaloni vetë dritat LED, por kjo gjë bëhet në rriskun tuaj.
    Ne ju sugjerojmë, që ti instaloni në një servis apo elektroauto për siguri dhe efikasitet.
  2. Për çfarë makine përshtatet, modeli i llambës H4?
    Llamba H4, mundëson ndriçim të fuqishë (dy funksione në një llambë) funksionon si drita të shkurtra dhe të gjata. 
    Makina të ndryshme kanë fenerë me modele llambash të ndryshme. 
    Ju, duhet të konfirmoni fillimisht modelin e llambës në fenerin e automjetit tuaj. 

Informacion shtesë

Peshë 0,1 g/kg
0.0/5
0 reviews
0
0
0
0
0

Nuk ka ende komente.

Bëhu i pari që komenton “Set Llamba LED H4 (XS-250) & Frexha Pozicioni”

Produkte te ngjashme

Scroll to load more products
Load more