Përshkrim
Powerbank dhe dritë – 2 në 1 (10.000mAh)
Powerbank: Powerbank-u është një mundësi e shkëlqyer për personat që duan të karikojnë telefonat në çdo moment kudo që të jenë. Pajisur me dy fisha të inkorporuara (lighning dhe type-C) mundëson fuqizimin e pajisjeve të ndryshme elektronike.
Fast charging: Ky powerbank ofron mundësinë e karikimit të shpejtë të pajisjeve tuaja, duke kursyer kohën dhe duke ju mundësuar një karikim të shpejtë në një kohë të shkurtër. Duke përdorur portën Type-C me anë të fishës së fuqizimit, mundëson fuqizim fast-charging për telefonin tuaj.
Ekran LED: E pajisur me një ekran led në pjesën e sipërme të tij i cili tregon nivelin e baterisë së powerbank, duke jua bërë të mundur të kuptoni se kur do ketë nevojë për ta karikuar përsëri.
Fuqizimi i dy pajisjeve njëkohësisht: Ky powerbank mundëson karikimin e dy pajisjeve njëkohësisht pasi është e pajisur me dy fisha, por karikimi kur janë dy pajisje njëkohësisht nuk është njësoj sikur kur është një karikuese e vetme.
Fuqizimi i Powerbank-ut: Powerbank-u është i pajisur me një portë type-C e cila përveç fuqizimit të pajisjeve të tjera elektonike, mundëson edhe vetë fuqizimin e powerbank-ut. Me kapacitet prej 10.000 mAh, powerbank mundëson fuqizimin e telefonit tuaj deri në 2 herë (në bazë të baterisë së telefonit tuaj).

Nuk ka ende komente.