Përshkrim
Monopatinë për fëmijë mekanike me muzikë
Përmasat dhe struktura: Monopatina për fëmijë vjen me përmasa 72cm e lartë dhe 55cm gjatësi, e përshtatshme për fëmijët 3-5 vjeç. Gjerësia e monopatinës është 26cm (distanca mes 2 gomave të para), e bëjnë atë stabile gjatë lojës së fëmijëve, duke siguruar që ata të mos humbasin ekuilibrin. Ka një strukturë të fortë duke ofruar jetëgjatësi dhe vazhdimësi në përdorim të përditshëm.
Dizajni i thjeshtë dhe modern: Dizajni i monopatinave është shumë i thjeshtë dhe përshtatet për të gjithë fëmijët. Vjen me ngjyra dhe figura të ndryshme, sipas preferencave të fëmijëve. Në përbërje ka 3 rrota, 2 përpara që ofrojnë ruajtjen e ekuilibrit për fëmijët gjatë lojës dhe kryesisht në momente kur duan që të ndryshojnë drejtimin, si dhe 1 gomë pas. Ka një platformë, ku vendoset këmba, kundër rrëshqitjeve për të shtuar sigurinë për fëmijët gjatë lojës.
Monopatina për fëmijë është e pajisur edhe me një bateri, e cila shërben për të ofruar muzikë gjatë përdorimit të monopatinës nga fëmijët, për një lojë argëtuese.

Nuk ka ende komente.