Përshkrim
Makinë me bateri për fëmijë Mercedes Benz SL
Makinë me Bateri: Kjo makinë elektrike për fëmijë me dizajn elegant në formën e Mercedes Benz SL është zgjedhja ideale për argëtimin e fëmijës tuaj.
Pajisur me bateri të rikarikueshme dhe dy elektromotorë të fuqishëm në gomat e pasme, mundëson performancë të qëndrueshme dhe lëvizje të lehtë në sipërfaqe të ndryshme.
Struktura e saj rezistente garanton qëndrueshmëri dhe përdorim afatgjatë.
Kontroll 2n1: Makina është lehtësisht e drejtueshme, me sistem kontrolli të dyfishtë, fëmija mund ta drejtojë vetë automjetin ose prindi mund të marrë kontrollin nëpërmjet telekomandës, duke siguruar një përvojë më të sigurt dhe më të qetë.
Fëmija ka të gjithë funksionet e makinës në kabinë, përzgjedhjen e lëvizjes (para ose pas) me çelës.
Pedal gazi për ecje – pas përzgjedhjes së lëvizjes. Drejtimin majtas – djathtas me anë të timonit.
Ndërsa, prindi, i ka të gjithë këto opsione në telekomandë, mjafton të klikojë mbi buton, për të përzgjedhur funksionin.
Detaje Realiste – Aksesor argëtues: Makina është e pajisur me drita LED moderne, dyer me hapje dhe boks të inkorporuar për dëgjim muzike, duke e bërë çdo xhiro edhe më argëtuese.
Makina gjithashtu ka funksion lëkundës për të mundësuar argëtimin e fëmijës në vend pa lëvizur.
Detajet realiste dhe pamja luksoze e frymëzuar nga Mercedes Benz SL mundëson tërheqjen e vëmendjes së çdo fëmije.

Nuk ka ende komente.