Përshkrim
Makinë sportive me bateri për fëmijë
Makinë për Fëmijë: Aksesor argëtues për fëmijë të moshave të ndryshme nga 2 deri në 5 vjeç.
Makina mundëson argëtimin e fëmijës tuaj, njëkohësisht mundëson dhe zhvillim psikomotorrik të fëmijës tuaj.
Makina është e ndërtuar me material rezistent plastik PP – ka pamje fantastike të një makinë sportive.
Kontroll i lehtë: Makina kontrollohet në mënyrë të lehtë nga vetë fëmija dhe njëkohësisht mundëson kontroll me anë të telekomandës nga prindi.
Kontrolli me anë të telekomandës bëhet në distancë me anë të valëve 2.4GHz.
Bateri e rikarikueshme & Motor Elektronik: Makina është e pajisur me bateri të rikarikueshme me kapacitet 6V 4Ah.
Bateria mundëson fuqizimin e të gjithë funksionaliteteve dhe opsioneve elektronike të makinë.
Makina është e pajisur me motor elektronik me fuqi prej 380watt.
Motori mundëson shpejtësi të qëndrueshme dhe konstante – maksimalisht 5km për orë.
Drita LED & Boks Muzike: Makina është e pajisur me drita LED para dhe pas.
Në pjesën e pasme është e pajisur me shirit të plotë LED në ngjyrë të kuqe ndërsa përpara është i pajisur me dy shirita LED RGB, të cilët mundësojnë pamje fantastike të makinës.
Boksi i inkorporuar i muzikës mundëson argëtim të shtuar për fëmijën tuaj, pajisur me teknologji Bluetooth mundëson dëgjimin e muzikës e preferuar të fëmijës tuaj.

Nuk ka ende komente.