Përshkrim
Lodër për Fëmijë Automatik M4 me Bateri
Dizajn real dhe përmasat e lodrës: Ky automatik loder M4 është projektuar me përmasa 75-85 x 26 cm, në raport 1:1 me modelin origjinal, duke i dhënë lodrës një pamje të detajuar dhe të dallueshme. Struktura është e ndërtuar nga material nailon dhe pjesë metalike, duke e bërë rezistente dhe të përshtatshme për përdorim gjatë lojës. Vjen në ngjyrë të zezë dhe rekomandohet për fëmijë mbi 14 vjeç.
Përmasat e paketimit janë 57 x 32 x 11 cm, duke e bërë më të lehtë ruajtjen dhe transportin kur nuk përdoret.
Përdorim i thjeshtë: Lodra funksionon me bateri litium të rikarikueshme, e cila vendoset në pjesën e dorezës. Karrikatori elektrik mundëson funksionimin e mekanizmit gjatë përdorimit. Automatikut i janë integruar dy modalitete qitjeje, automatike dhe teke, ndërsa siguresa mundëson bllokimin e funksionit të qitjes kur lodra nuk po përdoret.
Fleksibilitet gjatë lojës: Kundaku i M4 mund të rregullohet në 4 nivele të ndryshme gjatësie, duke mundësuar përshtatje më të mirë gjatë mbajtjes. Doreza e përparme ndihmon në kontrollin dhe mbajtjen e lodrës, ndërsa për ta mbajtur të varur armën në trup përfshihet edhe një rrip i zi.
Aksesorë: Në paketim përfshihet një shënjestrues me dritë dhe lazer, i cili është i pajisur me buton ON/OFF. Gjithashtu përfshihen syze mbrojtëse dhe një pako me rruaza xheli, të cilat përdoren gjatë lojës. Në paketim ndodhet edhe fisha USB e karikimit të baterisë së lodrës.

Nuk ka ende komente.