Përshkrim
Trekëmbësh Suportues për Lazer (1.2m)
Përshkrimi:
Trekëmbëshi Suportues për Lazer (1.2m):Aksesor praktik dhe i domosdoshëm për çdo punim që kërkon saktësi dhe stabilitet maksimal gjatë përdorimit të nivelit me lazer.I ndërtuar me material aliazh alumini me cilësi të lartë ai garanton qëndrueshmëri të lartë dhe jetëgjatësi edhe në kushte pune intensive.
Dizajn Praktik:Falë dizajnit të tij të rregullueshëm, trekëmbëshi mund të përshtatet lehtësisht sipas nevojës tuaj të punës duke mundësuar përdorim si në ambiente të brendshme ashtu edhe në ato të jashtme.Në pjesën e sipërme është i pajisur me nivel, i cili ndihmon në vendosjen e saktë të pajisjes për matje më precize.
Struktura Rezistente:Baza e qëndrueshme dhe rezistenca ndaj ndryshkut e bëjnë këtë suport ideal për përdorim në çdo lloj terreni duke siguruar stabilitet maksimal gjatë instalimeve, punimeve të ndërtimit apo montimeve të ndryshme.

Nuk ka ende komente.