Përshkrim
Pinca Multifunksionale (20cm)
Material i fortë dhe rezistent: Këto pinca me përmasa 20 cm, kanë një strukturë të ndërtuar prej çeliku të një cilësie shumë të lartë, për ti rezistuar kohës dhe përdorimit të ndryshëm. I trajtuar në temperatura të larta, çeliku është i pathyeshëm, që e bën të përshtatshme për punë të ndryshme dhe për ta përdorur pa hezituar.
Dizajni i thjeshtë: Pincat vijnë me një dizajn të thjeshtë dhe të përshtatshme për tu mbajtur në dorë lehtësisht dhe pa problem. Me një dorezë gome ergonomike, ngjyrë portokalli, e bën atë shumë të rehatshme gjatë përdorimit pa ju shkaktuar problem në duar.
Gjithashtu doreza është kundër elektricitetit, çka ofron siguri të shtuar.
Përdorim i shumëfishtë: Me nofullat e mprehta dhe të forta, pincat ju ofrojnë mundësi që prisni tela të madhësive të ndryshme pa pasur problem dhe në mënyrë efikase. Mund ti përdorni për të lidhur tela, për të tërhequr, apo kapur objekte. Pincat janë një vegël profesionale dhe ideale për elektricistë, mekanikët, apo për këdo që i duhet për punë të ndryshme në shtëpi.

Nuk ka ende komente.