Përshkrim
Kit mikrofonash me Wireless (për Android & iPhone)
Kit Mikrofonash: Aksesorë të përshtatshëm për përdorim personal dhe profesional. Mikrofonat janë të përshtatshëm për përdorim profesional në evente të ndryshme, (intervista, reklama, filmime, etj.). Dy mikrofona të përshtatshëm për dy individë.
Modul Wireless: Seti i mikrofonave është i pajisur me modul wireless i cili lidhet në mënyrë automatike sapo ju të ndizni mikrofonat dhe të vendosni modulin në telefonin tuaj celular, iPhone ose Android (type-C).
Bateri e rikarikueshme: Secili nga mikrofonat është i pajisur me bateri të rikarikueshme. Secili fuqizohet me anë të kasës mbajtëse ose me anë të fishës USB type-C. Moduli merr fuqizim direkt në telefonin tuaj – ju mund të fuqizoni telefonin me anë të portës Type-C të modulit të kontrollit.
Lidhje Automatike – Audio e Qartë: Mikrofonat lidhen në mënyrë të menjëhershme me modulin wireless. Sapo ju të vendosni modulin në portën e karikimit të telefonit dhe të ndizni mikrofonat – lidhja bëhet në mënyrë automatike. Mikrofonat janë të pajisur me rrjetë mbrojtëse – çka mundëson regjistrim audio pa interferencë dhe shumë të qartë.

Nuk ka ende komente.