PerzgjedhjeTransport i shpejtePagese ne dorezim

Kasetofon Android per Volkswagen 9inc

Ne stok18 shitjeNe Kasetofonë

Sistem Android. Ekran me prekje 9inç. Rezolucion 1024x600. Split screen. Apple Carplay & Android Auto. Modul CanBus. Wireless 802.11b/g/n, 2.4GHz. GPS. Bluetooth. Mikrofon i integruar. Fishat përkatëse për...

Cmimi aktual
8400 L
Transport i shpejte ne ShqiperiNe stok dhe gati per dergim
Porosit tani
  • Transport i Shpejte

    Merrni produktet ne kohe te shpejte.
  • Kthime te Lehta

    Politike kthimi qe ju lejon te blini me qetesi.
  • Gjithmone Autentike

    Produkte te zgjedhura dhe te verifikuara.
  • Blerje te Sigurta

    Porosi me pagese te sigurt dhe suport te shpejte.
Pikat Kryesore

Pse ky produkt bie ne sy

  • Sistem Android.
  • Ekran me prekje 9inç.
  • Rezolucion 1024x600.
  • Split screen.
  • Apple Carplay & Android Auto.
  • Modul CanBus.
  • Wireless 802.11b/g/n, 2.4GHz.
Detaje te Shpejta

Cfare duhet te dini para porosise

Gjendja
Ne stok dhe gati per porosi
Kategoria
Kasetofonë
SKU
A671625

Përshkrim

Kasetofon Android 9 inç për Volkswagen

Ekran me Prekje Splitscreen: Kasetofoni është i pajisur me ekran me prekje 9 inç.Me sipërfaqe kundër gërvishtjeve. Lehtësisht i përdorshëm edhe me anë të komandave ndihmëse në panel. Suporton teknologji SplitScreen, ju mundëson përdorimin e dy aplikacioneve njëkohësisht.

Kontroll nga Timoni Kamera e Pasme: Kasetofoni Android është i pajisur me modul CanBus,i cili mundësojnë kontrollimin e kasetofonit direkt nga komandat e timonit. Në varësi të makinës tuaj mundëson edhe shfaqje opsionesh të tjera (kondiconer, hapje dyersh, etj). Mundësi lidhje me kamera të pasme për parkim të lehtë. Suporton lidhje me kamera OEM (origjinale) dhe aftermarket sipas dëshirës tuaj.

Kontroll i Informacionit për Makinën: Kasetofoni mundëson kontrollimin e informacioneve të ndryshme të makinës tuaj, si: Shpejtësia Aktuale, sensorët e parkimit, frenat e dorës, kamera e parkimit, shfaq odometrin, etj. 

Apple CarPlay & Android Auto: Kasetofoni android është i pajisur sistem Android Auto dhe Apple CarPlay, për lidhjen me telefon. Mundëson navigim dëgjim muzike dhe përgjigje telefonatash. Lidhet në mënyrë automatike me fishë USB ose me anë të Bluetooth me telefonin tuaj.

WiFi & Sistem Navigimi GPS: Radio është e pajisur me çip wireless për mundësi lidhje me internet dhe me modul GPS. Suporton aplikacione navigimi si Waze apo Google Maps. Për lehtësi navigimi edhe me harta të shkarkuara me anë të aplikacioneve të ndryshme.

Kasetofoni është i përshtatshëm për:

Volkswagen Golf 5 (2003-2008)
Golf Plus (2003-2013)
Golf 6 (2009-2013)
Polo (2009-2014)
Scirocco (2008-2017)
Passat (2005-2013)
Passat CC (2008-2017)
Jetta (2005-2013)
Touran (2003-2017)
Tiguan (2007-2017)
Caddy (2003-2018)
Amarok (2010-2015)
Volkswagen Multivan T5 (2010-2013)
Seat Altea XL (2007-2013)
Seat Altea (2004-2012)
Skoda Octavia (2005-2013)
Skoda Yeti (2008-2017)

Instalimi:

  1. Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
  2. Mblidhni materialet e nevojshme për instalimin e thjeshtë të kasetofonit: Pinca, Izolant, Kasetofonin Android, Kapse për hapjen e kasave, Kaçavidë T15 & T20, Doreza, etj.
  3. Hiqni me kujdes kasën mbajtëse të kasetofonit.
  4. Hiqni vidat fiksuese të panelit (nëse ka).
  5. Çmontoni kasetofonin aktual të makinës (Zakonisht ka 4 vida T20).
  6. Hiqni me kujdes fishat konetuese në pjesën e pasme.
  7. Vendosni fishat përkatëse të kasetofonit Android.
  8. Montoni me ngjitje GPS në një hapësirë ku nuk pengon.
  9. Nxirrni nga kroskoti fishat USB, të cilat ju nevojiten për karikim apo konektim të pajisjeve të ndryshme elektronike.
  10. Konektoni fishën CanBus të kasetofonit me fishat aktuale të makinës (për të mundësuar lidhjen e komandave të timonit me kasetofonin).
  11. Montoni kasetofonin Android në folenë e kasetofonit të makinës.
  12. Testoni funksionet e kasetofonit duke përfshirë: kualitetin e zërit, Ekranin, Bluetooth dhe GPS.
  13. Vendosni 4 vidat T15.
  14. Vendosni kasën e kasetofonit me kujdes.
  15. Rregulloni sipas preferencës menunë e kasetofonit tuaj.

Në rast se doni që të lidhni kameran e pasme me kamera after-market, do tju duhet që të konsultoheni me një elektroauto për lidhjen e kabullit fuqizues.Për instalim të sigurtë sugjerohet instalimi nga një ekspert, ose konsultimi me një të tillë. 

Informacion shtesë

Peshë 0,1 g/kg
0.0/5
0 reviews
0
0
0
0
0

Nuk ka ende komente.

Bëhu i pari që komenton “Kasetofon Android per Volkswagen 9inc”

Produkte te ngjashme

Scroll to load more products
Load more