Përshkrim
Boks makine 4inc (180W) – XP502
Boks Makine: Aksesor zëvendësues i përshtatshëm për përdorim në modele të ndryshme makinash. Shërben si zëvendësues i bokseve të dëmtuara të autoveturës tuaj apo për shtimin e bokseve në rastet kur ato mungojnë. Boksi ofron dalje audio të qartë dhe Bass të fuqishëm, duke e bërë të përshtatshëm për përmirësimin e sistemit audio të makinës.
Diametër 10cm: Boksi është një model audio 4 inç me diametër 10cm (4inç), duke u përshtatur kryesisht për dyert e pasme të makinës tuaj. Ka impedancë 4 Ohm dhe është i përshtatshëm për modele të ndryshme makinash.
Dalje Audio e Fuqishme: Boksi mundëson dalje audio të dyanëshme me output maksimal prej 180 watt. Dalja audio është e qartë dhe e shoqëruar me Bass të fuqishëm, duke mundësuar shijimin e muzikës në brendësi të makinës tuaj. Boksi është lehtësisht i instalueshëm, ndërsa për efikasitet dhe montim të duhur sugjerohet që instalimi të bëhet nga një elektroauto.

Nuk ka ende komente.